Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

557 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Vrsaljko: “Serie A? Ne e dime qe jemi shume te forte. Ajo qe duhet te bejme tani eshte…”

Vrsaljko: “Serie A? Ne e dime qe jemi shume te forte. Ajo qe duhet te bejme tani eshte…”
Ardis
  • On 01/11/2018, 21:20

I intervistuar ne mikrofonat e Sky Sport, Sime Vrsaljko, terzino i Inter-it, tregon per momentin magjik te skuadres se Luciano Spalletti-t, ne pritje te dy impenjimeve afer njera-tjetres, te shtunen  dhe te marten, kunder Genoa-s dhe Barcelone-s. Ja dhe fjalet e kroatit:

Mund te thuash se si kane kaluar keto muaj?
“Mire, jam shume i kenaqur sepse tashme jam lojtar i Inter-it. Me pas gjerat e tjera vijne vete, ndihem me te vertete mire ne Itali, me keto shoke. Jemi duke u permisuar cdo dite, edhe individualisht”.

Kush jane hapesirat e permisimit?
“Mund te rritemi ne te gjitha pikepamjet, luajme mire dhe duhet te kerkojme ti fitojme te gjitha. Ne Champions League duhet te kalojme fazen e grupeve, me pas te shikojme se ku mund te arrijme”.

Po per kampionatin, cfare komenti keni?
“Kampionati eshte i hapur, kemi gabuar ne fillim dhe tashme jemi ringritur duke luajtur mire. Mund te permisohemi akoma me shume, jemi me te vertete te forte: mund te arrijme larg”.

Jeni nje nga futbollistet qe krosoni me mire, te pelqejne kur jua permendin?
“Eshte menyra ime e te luajturit, eshte bukur kur degjon keto komplimente. Duhet te konfirmohem ne cdo ndeshje, nuk eshte e lehte, sipas meje duhet te permisohem shume dhe me trajnerin Spalletti mund te behem akoma me shume i rendesishem”.

Simeone te ka mesuar shume, po Spalletti?
“Ketu stervitemi ne nje menyre tjeter, e kontrollojme topin duke filluar nga portieri: eshte dicka e re per mua, po kerkoj qe te ambjentohem me kete menyre te luajturi. Mendoj se trajneri eshte ai qe kerkon te luajme ne kete menyre te gjitha ndeshjet, edhe kunder Barcelone-s”.

Jeni te gjithe titullare, te pelqen?
“Stervitemi mire, jemi te gjithe te gatshem. Ne fund eshte trajneri qe vendos se kush do te luaje, keshtu qe duhet te jemi gati ne cdo moment: cdonjeri prej nesh duhet te prese qe te luaje, nuk mund te relaksohesh”.

Ambjentimi tek Interi, sa te kane ndihmuar kroatet e tjere?
“Me kane ndihmuar, por tashme jam mesuar me futbollin italian. Nuk eshte ndonje gje e re per mua”.

Shikone ndonje rrezik per ndeshjen e se shtunes kunder Genoa-s?
“Do te varet nga ne, me te gjithe respektin ndaj Genoa-s, Juric eshte nje trajner qe kerkon qe skuadra e tij te shtyje perpara, por ne shtepine tone do te varet nga ne”.

Eksperienca e boterorit, ne cfare te ka ndihmuar?
“Kur luan nje Boteror dhe arrin i dyti eshte domethenese, te duhet te konfirmohesh. Tashme asnje nuk flet per boterorin, ajo eshte e shkuara, qe qendron e bukur, por eshte e nevojshme gjithmone qe te konfirmohesh”.

Interi anti-Juve, fjala skudeto ju tremb?
“Ne jemi te vetedijshem se jemi te forte, por eshte e thjesht per te folur… Sezoni eshte i gjate , te mendojme ndeshje mbas ndeshje dhe me pas te shikojme ku jemi”.

Ne fund te sezonit do te jeni te kenaqur nese…
“Nese do te marrim ndonje rezultat te rendesishem: sigurisht qe shpresoj te luaj ne Champions vitin tjeter, duke e mbyllur kampionatin ne tre ose kater vendet e para ne Serie A”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.