Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

728 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Vrslajko: “Interi eshte nje zgjedhje e imja. Per Modric ju them se…”

Vrslajko: “Interi eshte nje zgjedhje e imja. Per Modric ju them se…”
Inter Club Staff

Nga finalja e Boterorit ne Rusi ne Suning Training Centre ku sot eshte prezantuar perpara futbollit italian por kesaj radhe me bluzen e Interit. 

Sime Vrslajko ka qene protagonist i konferences per shtyp sot ne Appiano Gentile.

Keto kane qene pyetjet e gazetareve dhe deklaratat e Vrslajko:

E ke dashur me force Interin. Kjo skuader a eshte gati per te luftuar per nivelet maksimale?

“Ka qene nje zgjedhje e imja te vija ketu. Kam bere te gjitha sforcot qe mund te beja por edhe klubi i ka bere per mua. Por eshte vendimi i duhur. Kemi skuadren e duhur per te luftuar deri ne fund.

Cfare te ka bindur te vish ketu? Shpresoni ende se Modric mund te vije?

“Kur kam lujatur tek Genoa dhe Sassuolo kemi folur gjithmone per Interin. Pastaj vajta ne Spanje por doja te rikthehesha ne Itali. Por ketu ndihem me te vertete si ne shtepi. Sa per Luken, ai eshte miku im. Shoku im. Por un kam respekt per te dhe nuk e kam pyetur per gjera provate. Do te vendose ate qe deshiron, nuk eshte e drejte qe te flas une.

Interi eshte gati per te luftuar per kampionat?

“Mendoj se po, kemi lojtaret e duhur me eksperience dhe lojtare te rinj qe dine te luftojne. Mund te bejme rezultat, por na duhet edhe fat.

Te ka kerkuar Napoli dhe Juventusi. A jane larg ato sipas teje? Cfare mendon per rikthimin ne Champions?

“Kam lujatur me Atleticon, eshte shume bukur. Mund te bejme nje rezultat te mire. Por ka skuadra te forta.”

Roli yt eshte si mbrojtes krahu i djathte por a mendon se mund te luash ne krah te nje mesfushe me pese?

“E kam bere tek Genoa dhe mendoj se mund te luaj edhe si sulmues qendre ne nje mbrojtje me tre. E qarte qe pozicioni im ama eshte mbrojtes i krahut te djathte, por jam 100% ne dispozicion.”

Keni luajtur nje finale Boterori. A mund te jete nje shtyse akoma me e madhe per ju?

“Te luash nje finale boterori eshte nje gje shume e bukur. Por e kemi humbur kete finale edhe pse eksperienca ka qene shume e bukur.”

Cfare te ka thene Spalletti kur ke ardhur?

“Me kane pritur te gjithe shume mire, edhe tifozet. I kam thene qe ndihem si ne shtepi, ka qene deshira ime te vij ketu. Kam folur me Spallettin dhe e di cfare do ai qe te pergatitem mire per ndeshjet e ardhshme. Ka akoma kohe.”

Me cilin klub italian ke qene me afer ne te kaluaren?

“Me Interin… Tani jam ketu dhe nuk dua te flas per te kaluaren.

Mund te ndihmoje fakti qe ketu eshte edhe Brozovic me Perisic?

“Kam folur shpesh me ta por pak a shume i njoh te gjithe sepse jam perballur me ta ne fushe.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.