Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

781 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Wallace-Inter shume prane. Por per krahun kerkohet akoma. Jonathan…

Wallace-Inter shume prane. Por per krahun kerkohet akoma. Jonathan…
Xhorxh Gellci

Po behet gjithcka qe Wallace te luaje per Interin sezonin e ardhshem. Sic ka treguar shume here edhe agjenti i tij Frederico Moraes, ai dhe bashkepunetoret e tij po mundohen te gjejne sa me shpejt nje zgjidhje me Chelsean per te shpene ne Itali lojtarin e krahut brazilian. Duke punuar pa pushim dite e nate.

Chelsea ka marre lojtarin nga Fluminense nentorin e shkuar, por ne Angli jane shume te ashper me lejen e punes dhe kjo pengese nuk e ka lejuar Mourinhon ta teseroje. Prandaj eshte i detyrueshem parkumi ne nje klub tjeter dhe Interi eshte kujtuar sa e cmonte kualitetin e Wallace para se te shkonte tek Chelsea.

Marreveshja duket nje hap larg: ekziston deshira e te gjitheve, mungon vetem te gjender kordinatat e duhura per te mbyllur mareveshjen. Po shkohet drejt huazimit, por ngelet per tu percaktuar formula me te cilen do te behet huazimi. Klubi londinez, natyrisht, nuk ka asnje qellim te heqe dore perfundimisht, por ne te njejten kohe Interi nuk deshiron te dale si nje shoqeri e vogel. Ne oret e fundit eshte folur per te drejte blerjeje dhe kunderblerjeje nga ana e Chelseat. Por do te shikohet ne oret e ardhshme.

Por kujdes, sepse me shume mundesi Wallace do te vije tek zikalterit jo per te bere menjehere titullarin. Prandaj eshte e mundshme qe Mazzarri te kerkoje nje tjeter lojtar krahu te djathte (Isla? Zuniga?) dhe, ne ate rast, Jonathan do te shkonte drejt lamtumires. Zbulimet, per momentin, flasin per nje rikthim tek Parma, por qe eshte pergenjeshtruar deri tani. Gjithsesi, pervec pistave per kilenin dhe kolumbianin, ngelen te hapura edhe ato qe te shpien tek Van der Wiel dhe Janmaat.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.