Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | August 11, 2022

Scroll to top

Top

530 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Walter Sabatini zbulon gjithcka: “Do ju them te verteten, duke qene se i di disa gjera: kur Suning detyrohet…”

Walter Sabatini zbulon gjithcka: “Do ju them te verteten, duke qene se i di disa gjera: kur Suning detyrohet…”
Inter Club Staff

Duket se ne keto dite eshte kthyer ne nje mundesi reale shitja e Interit nga ana e Suning, edhe pse nuk dihet ende nese behet fjale per nje shitje e aksioneve ne minorance apo ne maxhorance.

Por ky diskutim po mban pezull ne kete moment te gjithe popullin zikalter, duket qene se ka pasiguri per te ardhmen e Suning tek Interi.

Per kete ceshtje ka folur nje njeri qe i di shume mire keto ‘pune’, duke qene se ka punuar per muaj me radhe per Interin dhe Suning.

Behet fjale per Walter Sabatini, ish-drejtues i rendesishem i shoqerise kineze dhe i Interit, i cili ka punuar per ta perpara ardhjes e Marottes.

“Une kam pasur fatin qe duke frekuentuar shpesh Kinen, duke frekuentuar shpesh edhe Suning, i kam kuptuar me mire gjerat.”

“Prandaj, duke qene se i di disa gjera me mire sepse i kam pare nga afer, mund t’ju them se kur Qeveria Kineze nderhyn dhe thote qe do te behet kjo apo ajo, Suning nuk ka cfare ben.”

“Ata duhet te nenshtrohen, sepse keshtu funksionojne gjerat atje. Kjo eshte Kina. Ne ate epoke ka pasur gjithashtu nderhyrje, si dhe atehere nuk u be dot gje.”

“Kur isha une drejtues tek Suning, Qeveria Kineze e klasifikoi futbollin jo si nje fushe ku mund te investohej me dhe sidomos jashte Kines.”

“Per kete arsye edhe une u largova, sepse nuk ishte me e mundur qe te krijoja ate idene e madhe qe kishim ne fillim te gjithe. Prandaj, nese Suning vendos te largohet, jam i bindur qe dikush tjeter ka vendosur per ta dhe me vjen keq per kete.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.