Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,030 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Walter Zenga perseri ne Serie A? Njeriu Merimange eshte shume afer pankines se…

Walter Zenga perseri ne Serie A? Njeriu Merimange eshte shume afer pankines se…
Inter Club Staff

Le te themi se ne suksesin e Interit kete sezon ku zikalterit arriten objektivin sezonal dhe u kualifikuan ne Champions League, Walter Zenga kishte meritat e tij. 

Ai eshte nje legjende e padiskutueshme e Interit dhe si i tille, ndalesa qe i beri Lazios me Crotonen e tij u vleresua nga e gjithe bota zikalter.

Por ne fund Crotone e tij nuk ja doli dot dhe ne javen e fundit me humbjen ne fushen e Napolit ara ne Serie B dhe ne kete menyre, Walter Zenga u largua nga pankina e kalabrezeve.

Por tashme e ardhmja e Zenges duket se ka te beje me Serie A.

Ai nuk e ka mohuar kurre deshiren e tij per te qendruar ne pankinen kalabreze edhe pse u largua pas renies ne Serie B dhe e ka lene nje dere te hapir, por klubi duket se ka plane te tjera.

E keshtu, Njeriu Merimange eshte ne kerkim te nje pune te re dhe duket se Serie A ka nje mundesi reale per te.

Eshte pikerisht skuadra e Cagliarit ajo qe interesohet shume per Zengen.

Presidenti i saj, nje interist qe ne vogeli, Tommaso Giulini po e mendon legjenden zikalter per te zevendesuar Diego Lopez ne sezonin e ardhshem, gjithmone sipas ANSA.

Me shume do te meret vesh ne ditet ne vazhdim me Interin qe me shume mundesi do te rigjeje perballe ne sezonin e ardhshem portierin e saj legjendar.

Ky eshte nje lajm qe do te bente shume te lumtur edhe tifozet zikalter qe per shkak te Zenges fituan nje simpati edhe kundrejt Crotones.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.