Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

272 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Walteri therret Walterin: perseri Samuel!

Walteri therret Walterin: perseri Samuel!
Xhorxh Gellci

Walter therret Walterin. Mund te duket nje shaka, por ne fakt eshte realiteti. Pas nje mungese te gjate, qendermbrojtesi argjentinas po rigjen formen me te mire dhe kuotimet e tij rriten ne prag te ndeshjes te neserme kunder Torinos. Duke menduar edhe impenjimet e lojtareve te Kombetareve, ku perfshihej dhe Ranocchia, tekniku i San Vincenzo ka punuar me Samuel, duke e vendosur ne Appiano Gentile ne qender te mbrojtjes me tre.

Te rigjendet nje Walter Samuel ne nivelet normale te tij do te ishte sigurisht nje avantazh per te gjithe skuadren: kur ai eshte mire, aty mbrapa eshte e veshtire per te gjithe. Normalisht, duhet te mbahet parasysh minutazhi dhe sa benzine ka ne serbator, por kunder Locarnos ka ardhur nje gjysem-konfirmimi per punen e shkelqyer te kryer nga pregatitesi Pondrelli dhe nga i gjithe stafi per te rekuperuar nje nga lojtaret kryesore te Tripletes.

Walteri therret Walterin: ka marreveshje. Neser do e verifikoje fusha?

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags