Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

614 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Biraghi, cfare fjalesh per mediat: “Inter, cfare dritherimash me vijne kur kujtoj te kaluaren. Meazza eshte magjik.”

Biraghi, cfare fjalesh per mediat: “Inter, cfare dritherimash me vijne kur kujtoj te kaluaren. Meazza eshte magjik.”
Inter Club Staff

Cristiano Biraghi, mbrojtesi zikalter ka folur per Inter TV menjehere sapo ka bere ndeshjen e tij te pare qe pas rikthimit tek zikalterit, klub nga ku ai ka dale si lojtar.

“Objektivi im gjithmone ka qene ky: te rikthehem te klubi qe doja. Luftoja dhe punoja mbi te gjitha per kete objektiv.”

“Tani jam rikthyer dhe do te provoj cdo dite te jap maksimumin tim. Per Interin dhe per shoket e skuadres.”

Kane kaluar plot 9 vite qe ne debutimin tend me bluzen e Interit…

“Me siguri nje emocion i madh ky sot. Ky stadium te ben te dridhesh nga emocionet. Me duket si dje koha kur vija dhe mblidhja topat e skuadres se pare si femije. Ku vija si adoleshent per te bere tifozllik per Interin/”

“Per mua eshte nje krenari shume e madhe te riktehhem ketu. Jam shume i lumtur per skuadren dhe per fitoren sot. Pastaj kenaqesia persojale vjen e dyta.”

Ne pjesen e pare loja u zhvillua me se shumti ne krahun e djathte. Ne te dyten trendi u ndryshua: Conte a ju ka folur per kete ne fundin e pjeses se pare?

“Ne lojen tone e pergatisim si ne te majte por edhe te djathte. Pastaj varet nga denimikat e ndeshjeve dhe ne menyren si luan kundershtari.”

“Ne pjesen e pare e patem pak me te veshtire, por ne fund kemi treguar se jemi nje skuader qe mund te luaje mire dhe solide. E mbajme fort kete rezultat, e meritonim.”

Assist per D’Ambrosio tregon me se miri se je ambjentuar goxha mire…

“Lazzari me njeh, e di shume mire qe bej krosime me te majten: ja pse u fusja gjithmone me te majten dhe pastaj beja finte per te djathten. Per te bere dicka qe ta kapja ne befasi.”

“Krosova dhe… komplimente Danilos. Ne pergjithesi, gjate lojes duhet ti provosh te gjitha. Ndonjehere krosimet tek shtylla e dyte mund te jene nje zgjidhje e mire.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.