Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

867 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Wanda Nara i hedh benzine zjarrit dhe largon hijet e dyshimit: “Icardi nuk do te transferohet tek Monaco.”

Wanda Nara i hedh benzine zjarrit dhe largon hijet e dyshimit: “Icardi nuk do te transferohet tek Monaco.”
Inter Club Staff

Nese ka dicka shume te pasigurt ne kete moment tek Interi, ajo eshte e ardhmja e Mauro Icardit. 

Mbase edhe agjentet e lojtarit dhe njerezit afer tij nuk e dine se cfare do te behet me ish-kapitenin e Interit qe edhe vete nuk i ka idete e qarte per momentin.

Diten e djeshme u perfol per nje oferte shume te rendesishme te skuadres franceze te Monaco qe sipas zerave i kishte ofruar Interit plot 65 milione euro (60 milione euro direkt plus 5 milione bonuse).

Ndersa per sa i perket kontrates, ata i kishin ofruar lojtarit 12 milione euro ne sezon, plot 5 me shume nga sa mund ti ofroje Napoli.

Por duket se ne te ardhmen e Mauro Icardit nuk do te jete aspak skuadra e Monaco dhe as kampionati francez.

Cdo ze rreth kesaj tratative eshte hedhur poshte direkt nga gruaja dhe agjentja e lojtarit, Wanda Nara qe ka treguar se Icardi nuk do te transferohet ne Principate.

Wanda Nara ka folur per kanalin e famshem sportiv argjentinas, TYC Sports ku ka thene: “Nuk eshte e vertete. Mauro nuk do te transferohet tek Monaco.”

Wanda me keto deklarata i ka hedhur akoma me shume benzine zjarrit, sepse Mauro po shkon totalisht kunder deshires se Interit qe deshiron ta shese Icardin por ai nuk pranon asnje destinacion.

Tani eshte shume e mundshme qe Icardi te qendroje nje vit ne tribune. Ai nuk pranon Monaco, ka dyshime mbi Napolin dhe mund te mos e pranoje as kete destinacion sepse deshira e tij eshte Juventusi te cilen Interi nuk e aprovon.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.