Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,057 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Wanda Nara: “Nese Icardi deshiron te fitoje Topin e Arte duhet te nderroje skuader sepse…”

Wanda Nara: “Nese Icardi deshiron te fitoje Topin e Arte duhet te nderroje skuader sepse…”
Inter Club Staff

Si gjithmone ne cdo te hene, gruaja e kapitenit zikalter eshte prezente ne panelin e specialisteve tek emisioni italian Tiki Taka ku flitet per futboll. 

Normalisht qe dje nje nga temat me te diskutuara ka qene Topi i Arte i cili u fitua nga Luka Modric duke mundur keshtu pas 10 vites te thyeje mbreterimin e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.

Per kete dhe te tjera, ne emision ka folur edhe Wanda Nara e cila si gjithmone ka shuar zerat e merkatos por ka deklaruar dicka qe shume e kane konsideruar si te sakte dhe si dicka qe qendron.

Ja fjalet e saj ne emisionin Tiki Taka: 

“Modric dhe Icardi ne nje skuader se bashku? Do te ishte nje kampion pas tjetrit. Te dy ata jane lojtare te medhenj.”

“Luka Modric ka bere nje Boteror spektakolar dhe e ka merituar plotesisht ate cmim. Totalisht i merituar.”

“Topi i Arte tek Icardi nje dite? Duhet ta dini qe Mauro nuk luan per te fituar nje cmim per vete, por luan per skuadren dhe per shoket e tij.”

“Por nese nje dite deshiron te fitoje Topin e Arte, me shume mundesi per ta bere kete duhet te nderroje skuader.”

“Topi i Arte nuk fitohet as kur luan per Interin, as per Milanin e as per Juventusin. Tashme shihet qarte qe fitohet nga lojtare qe luajne ne disa klube te caktuara. Nuk duhet te jesh gjeni per ta kuptuar kete, apo jo?”

Wanda Nara ka vene keshtu ne dukje se si Topi i Arte eshte nje cmim politik dhe jo vetem sportiv, sepse vitet e fundit e kane fituar vetem lojtare te cilet luajne ne skuadrat me te fuqishme nga ana e marketingut dhe te mbeshtetura fuqimisht nga mediat.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.