Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,645 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Wanda Nara: “Nuk e kam tradhetuar kurre Maxi Lopez. Me Icardin eshte magjike. Deshirojme…”

Wanda Nara: “Nuk e kam tradhetuar kurre Maxi Lopez. Me Icardin eshte magjike. Deshirojme…”
Inter Club Staff

Wanda Nara ka folur ekskluzivisht per revisten Chi dhe Gazzetta dello Sport ka publikuar disa rreshta nga fjalet e modeles Argjentinase, dhe do te vazhdoje keshtu per gjate gjithe javes.

Ja cfare thote bukuroshja e Mauros: “Une nuk e kam tradhetuar kurre Maxi Lopez dhe betohem per femijet e mi, kam kerkuar te shpetoj gjithmone martesen time, ishte ai qe me tradhetonte me vazhdimesi, madje edhe me pastruesen e shtepise. Une isha nga njera dhome, dhe ato takohesin tek dhoma tjeter. Me pas ajo e akuzoi per ngacmime seksuale, por doli qe ajo kishte dashur vete, dhe keshtu Maxi e fitoi ceshtjen ne gjyq.”

Per sa i perket Icardit: “Kur nisa mardhenien me Mauron isha divorcuar nga burri im. Qe te mbyllja divorcin shpejt nuk doja asnje euro nga ana e tij, dhe kur ai mori vesh per dashurine time per Icardin thoshte lart e poshte se isha ende gruaja e tij. Kur u ndame me tha se askush nuk do te me donte me tre femije, por nuk ishte keshtu. Erdhi magjia. Mauro eshte 20 vjec, por mendon dhe sillet sikur te ishte 40. Me ka thene qe deshiron te kemi nje femije, por me pare duhet te martohemi. Dhe keshtu do te behet.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.