Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 20, 2019

Scroll to top

Top

980 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Wanda Nara tenton te hedhe balte mbi klubin: “Mund te zhgenjehesh nese mendon se do bejne per ty ate qe ti ben per ta.”

Wanda Nara tenton te hedhe balte mbi klubin: “Mund te zhgenjehesh nese mendon se do bejne per ty ate qe ti ben per ta.”
Inter Club Staff

Mardhenia Mauro Icardi – Inter po vazhdon prej muajsh tashme dhe eshte kthyer ne nje telenovele te vertete. 

Dite pas dite ka lajme te reja per situaten e tij tek Interi dhe ashtu si duket, cdo dite kjo situate perkeqesohet akoma me shume.

Mauro Icardi ka jave qe stervitet i vetem dhe eshte jashte cdo projekti te zikalterve edhe pse ai ka kerkuar te perfshihet perseri ne skuader.

Por nderkohe qe Mauro nuk e di as vete se cfare deshiron te beje ne te ardhmen, Wanda Nara vazhdon me thumbat e saj ne drejtim te Interit dhe drejtuesve ne rrjete sociale.

Gruaja/agjente e Mauro Icardit nuk eshte se po e prezenton veten sot, por tashme njihet per keto dalje publike komplet pa vend.

Sot Wanda ka derguar nje mesazh te enkriptuar qe i drejtohet dukshem klubit zikalter por edhe tifozeve te Interit.

Sipas Wanda Nares, burri i saj Mauro Icardi po ben dhe ka bere shume nga ana e tij por ne kembim nuk po mer asgje sepse te tjeret (Interi dhe tifozet) nuk kane nje zemer. Kjo ka qene fraza e postuar prej saj:

“Do te perfundosh i zhgenjyer nese mendon se do te bejne per ty ate qe ti ben per ata. Sepse jo te gjithe kane nje zemer.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.