Wanda rrefehet: “Se keni idene sa interist eshte Mauro. Ai ka qare per Interin por nuk ka qare kur…”
E intervistuar ekskluzivisht per ‘Fuorigioco’, reviste e perjavshme e La Gazzetta dello Sport qe del neser, Wanda Nara ka treguar jeten e saj ne 360 grade ndermjet punes, familjes dhe futbollit.
E keshtu, natyrisht qe nuk kane munguar rrefimet per Mauro Icardin.
Ja disa rreshta te thena prej saj ne intervisten e gjate qe do te zbulohet neser:
“Maurito im eshte zikalter perbrenda, eshte nje interist.”
“Ai njeri nuk ka nxjere nje kokerr loti kur i kane lindur vajzat, nuk ka qare per lindjen e tyre por per Interin ka qare. Ne gezim edhe ne fitore.”
“Ndersa kur erdhi Lautaro ka shkuar dhe e ka pritur ne aeroportin e Milanos. Ai e priti dhe me pas e shoqeroi. Deshiron ti beje te gjithe te ndihen si ne shtepi tek Interi.”
Me pas, showgirl argjentinase flet per eksperiencen e saj si opinioniste tek Mediaset dhe konfirmon:
“Nuk do te kem aspak probleme per ta kritikuar Mauron kur te jete per ta kritikuar.”
Nderkohe, per sa i perket thashethemeve qe e kane gjithmone ne epiqender ate, Wanda heq njehere e pergjithmone dyshimet:
“A kam pasur ndonje histori me Maradonen? Shume genjeshtrave mbi personin tim nuk para i ve rendesi, por genjeshtrave qe mund ti bejne keq te treteve po. Ne raste te tilla kaloj ne rruge gjyqesore.”