Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,694 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Werner, ja se si Marotta ka menduar ta fitoje garen per gjermanin: gjithcka varet nga nje lojtar!

Werner, ja se si Marotta ka menduar ta fitoje garen per gjermanin: gjithcka varet nga nje lojtar!
Inter Club Staff

Me te vertete, edhe per Werner do te kemi nje duel Inter-Juventus ne merkato? Nuk mjaftonin duelet e tjera? 

E me sa duket, do te jete keshtu. Timo Werner, sulmuesi i Liepzig dhe kombetares gjermane eshte ne krye te deshirave te Interit por me sa duket edhe te Juventusit.

Vete lojtari diten e djeshme tha se nuk deshiron te transferohet ne nje klub tjeter ne Bundeslige por do te preferonte nje kalim jashte Gjermanise.

Keshtu, sipas Tuttosport, Interi dhe Juventusi me ne krye Marotten de Paratici kane bere gati armet per te siguruar nje nga talentet me te pastra ne Europe.

LEVIZJA E JUVENTUSIT – “Gara eshte e hapur dhe ndjesia eshte se kjo gare do te fitohet direkt nga deshira e lojtarit.”

“Juventusi ne kete pike mund te perfitoje duke i ofruar atij te jete shok reparti me Cristiano Ronaldon, pak a shume me lojtarin me te mire ne bote.”

“Nderkohe, Juve deshiron te zevendesoje Higuain ne skuadren e saj dhe ai shihet si perfekt per koston dhe moshen qe ka.”

“Por me pare, klubi torinez duhet te largoje disa lojtare per te fituar parate per invesimin e tij dhe te liroje jo pak vend per rrogat sepse Cristiano Ronaldo eshte nje peshe shume e rende per tu menaxhuar prandaj tashme Agnelli mendohet me shume se nje here perpara se te beje nje investim te rendesishem.”

KARTA E INTERIT – “Interi nga ana e saj e sheh Werner si nje zevndesues ne lartesine e Lautaro Martinez, gjithmone nese ky i fundit iken ne Barcelone.”

“Antonio Conte ka qene shume i qarte: nese ai largohet duhet dikush po aq i mire sa argjentinasi per ta zevendesuar.”

“Lista e Interit eshte e shkurter dhe perbehet nga dy emra: Pierre-Emerick Aubameyang dhe Werner, dy lojtare me agjentet e te cileve Marotta ka folur tashme.”

“Mbase drejtuesi i Interit nuk mund te luaje nje karte si Cristiano Ronaldo, por e di qe Interi ka nje lojtar qe Liepzig e pelqen jo pak.”

“Behet fjale per austriakun Valentino Lazaro, objektiv edhe ne janar i gjermaneve perpara se te perfundonte te Newcastle per 1,5 milione euro huazim dhe te drejte blerje 23,5 milione euro.”

“Pikerisht kjo shume te ben te mendosh se ai do te rikthehet ne baze dhe mund te jete nje karte e vlefshme per tu perdorur ne kete operacion.”

“Dihet gjithashtu se Werner ka mardhenie shume te mira me klubin e tij aktual dhe nese ata do te bien dakort me Interin ai nuk do te beje rezistence.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.