Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

454 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Wesley Sneijder flet per here te pare per Lautaron dhe i jep nje keshille: “Ja cfare duhet te beje perpara se te largohet nga Interi.”

Wesley Sneijder flet per here te pare per Lautaron dhe i jep nje keshille: “Ja cfare duhet te beje perpara se te largohet nga Interi.”
Inter Club Staff

Wesley Sneijder, nje nga heronjte e paharrueshem te Tripletes se Interit, ka dhene nje interviste per GianlucaDiMarzio.com dhe ka prekur disa tema aktualiteti ne shtepine e Interit.

Ai eshte nje nga lojtaret me te mire te historise se Interit dhe here pas here ne intervistat e tij ndalet edhe ne ceshtjet zikalter. Kjo ka qene intervista e plote e tij:

“Conte ka nje skuader te madhe, me Eriksen ne skuader me ne fund mund te beje ate kapercimin e madh.”

“Christian ka bere mire edhe te Ajax dhe me pas edhe tek Tottenham. Tani duhet te tregoje vlerat e tij ne Itali me Interin.”

“Ka shume kualitet, me karakteristikat e tij mund te behet pa frike nje lider i nje grupi te ri qe eshte krijuar vitin e fundit.”

“Lautaro Martinez? Une kam nje keshille shume te qarte per te. Eshte shume i forte por duhet te qendroje ne Itali.”

“Mund te behet nje nga me te miret ne bote, por me pare duhet te fitoje dicka me Interin dhe pastaj te mendoje te largohet.”

“Eshte e drejte qe ai te beje edhe nje kapercim tjeter te madh, por gjithmone ekziston momenti i duhur per te bere dicka.”

“Ne Barcelone ai mund te luaje pa problem gjithesesi. Nese ka me te vertete deshire per tu larguar, do te preferoja ama te shkonte tek Real Madrid. Eshte shume i forte.”

“Zevendesuesi? Cavani eshte Cavani. Mund te shenoje dhe te beje diferencen ne cdo kampionat dhe ne cdo moment.”

“Nese Marotta do te marre Edinson do te bente nje goditje te jashtezakonshme sepse ai ka cilesi te jashtezakonshme.”

“Mario Balotelli? Eshte shume i forte, nuk ke cfare te thuash tjeter. Mund te behej nje nga me te miret ne bote.”

“Por ai ne karrieren e tij ka bere disa zgjedhje qe kane qene te tijat normalisht dhe duhen respektuar.”

“Une nuk i ndaj me te, por bota eshte e bukur sepse cdo njeri ben ne menyren e tij gjerat qe i mendon si te sakta.”

“Brescia eshte shansi i tij i fundit? Nuk e di: nje si ai mund te beje gjithmone diferencen. Mjafton qe te vjete i vendosur…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.