Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

434 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

WhoScored: “Ja formacioni i javes ne Serie A. Vetem nje lojtar i Interit prezent: nuk eshte Lukaku por…”

Inter Club Staff

Interi vetem pas pak oresh do te luaje nje nga ndeshjet e saj me te rendesishme te sezonit 2019-2020.

Zikalterit do te jene perballe Shakhtar Donetsk ne javen e dyte te Champions League dhe skuadra gjendet ne keto momente ne Kyev, Ukraine.

Por nderkohe, vetem pak minuta me pare eshte publikuar formacioni me i mire i javes se Serie A nga WhoScored.com.

Diten e shtune, Interi ka fituar 2-0 ne fushen e Genovas dhe fitorja ka ardhur fale golave te Romelu Lukaku de Danilo D’Ambrosio, por asnjeri prej tyre nuk ben pjese ne TOP 11 e kesaj jave.

Ne fakt, ai qe ka fituar nje vend eshte pikerisht Andrea Ranocchia, qe ka luajtur kete sezon per here te pare si tutullar pikerisht ne Genova.

Mbrojtesi zikalter luajti ne kete ndeshje per te zevendesuar De Vrij ne qender te mbrojtjes dhe ka zhvilluar me te vertete nje paraqitje teper te mire.

Pikerisht per kete arsye, WhoScored.com. nje website i specializuar mbi te gjitha edhe mbi statistikat e lojtareve ne fushen e lojes, e ka zgjedhur ate si nje nga 11 me te miret.

Nderkohe, ne kete formacion bejne pjese kete jave tre lojtare te Sassuolos, dy te Torinos, nje i Cagliarit, nje i Fiorentines, nje i Lazios, nje i Spezias dhe nje i Atalantes.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.