Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | November 25, 2020

Scroll to top

Top

1,776 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

WM: “Ne rritje pas Eintracht, i lumtur per Osvaldon. M’Vila-Kovacic…”

WM: “Ne rritje pas Eintracht, i lumtur per Osvaldon. M’Vila-Kovacic…”
Bujar Berishaj

Ne fund te barazimit 0-0 me PAOK-un tekniku zikalter ka analizuar proven e zikalterve, edhe ne pikepamjen e ndeshjes se pare zyrtare te sezonit – per te mos bere gabime – ne fushen e Stjarnan e vlefshme per play-off e Europa League. Nuk mungojne edhe konsideratat per individe te tille si Osvaldo, Kovacic dhe M’Vila.

FAZA E MBROJTJES – “Kemi qene me shume te kujdesshem ne krahasim me Frankfurtin. Ne Gjermani kemi rezultuar pak te pakujdesshem, por sot kemi paguar me shume vemendje dhe kemi shkuar me mire.”

MINUTAZHI – “Nder qellimet e shumta te ketyre ndeshjeve eshte edhe ai per te rritur minutazhin e lojtarve qe kane luajtur me pak deri tani. Per shembull M’Vila dhe Kovacic qe ne kete menyre mund te rikuperojne formen me shpejte. Duhet te them se per kete jam i lumtur.”

OSVALDO – “Jam i lumtur me debutimin e tij. Ka filluar me punen vetem disa dite me pare dhe jam i lumtur me ate qe kam pare sot ne fushe.”

PAOK – “Nuk kishin luajtur asnjehere me tre prapa, u munduan te na surprizonin. Kane studiar dhe kane provuar te na vene ne veshtiresi. Por ne ishim te pregaditur, kemi rezistuar ne fushe, dhe ekipi e dinte cfare po bente. Mbase ata kane qene me te shkelqyer se ne, por nuk ju japem asgje.”

FAZA E SULMIT – “Pak raste? Ndodhi edhe sepse ne kemi humbur hapat e fundit qe mund te na kishin bere me te rrezikshem.”

EUROPA LEAGUE – “Duhet te bejme mire kete jave. Duhet te jemi te kujdesshem dhe te fokusuar per shkak se duke luajtur ne transferte nuk eshte kurre e lehte dhe ne kete kuptim eshte shume e nevojshme dhe e duhur qe te luhen keto miqesore. Nuk do ta nenvleresojme ndeshjen e ardhshme kunder islandezve, do te jete shume e rendesishme per te bere mire dhe te luajme te qete ne ndeshjen e kthimit.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.