Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

677 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

WM: “Reagimi kunder Qarabag, faleminderit Curva Nord. Hernanes, Palacio, armiqte dhe Viola…”

WM: “Reagimi kunder Qarabag, faleminderit Curva Nord. Hernanes, Palacio, armiqte dhe Viola…”
Bujar Berishaj

2 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje. Me Fiorentinen ne horizont dhe 8 pike ne klasifikim. Nje ndeshje per tu fituar, mbi te gjitha pas nokautit kunder sardeve ne San Siro. Qe te prezentoj dhe te analizoj ndeshjen e neserme, ne Appiano Gentile, Walter Mazzarri flet para gazetareve ne konference per shtyp.

Ndeshja e Europa League e ka lehtesuar presionin?
“Presioni ka qene i krijuar nga vete ne pas humbjes kunder Cagliarit, por pastaj kemi reaguar ne Europa League. Per nje teknik eshte me e lehte qe te punoj me fitore, sepse krijon moral dhe per mua eshte me e lehte te ndikoj ne mendjet e lojtarve.”

Si eshte e mundur qe disa lojtar jane lenduar dhe sezoni i ri vetem sa ka filluar?
“Energjite jane konsumuar jo vetem per ceshtje muskujsh, me kercime, hedhje dhe ndryshim drejtimesh. Shume here ne loje futet edhe truri dhe pjesa psikologjike, duke shpenzuar energji me te madhe se nje muskul. Kjo konfirmon ate qe po marrin lojtaret tane, qe donin ”te hanin” fushen dhe kundershtarin. Une punoj ne kete dhe kerkoj dozen e duhur te deshires. Futbolli eshte vemendje, jo tension. Duhet te izolohemi nga cdo gje dhe te gjithe, duke konsideruar edhe qe presioni tek Inter eshte me i madh.”

Sipas juve cili eshte problemi qe duhet zgjidhur menjehere?
“Gjithcka, futbolli nuk eshte vetem nje gje e vetme. Eshte e nevojshme  qe te gjithe te jene ne vendin e tyre dhe jo gjithmone performanca sjell rezultatin. Por duke punuar shume, ne loje, mendoj se ne nje periudhe te caktuar mund te marrim rezultate.”

Jane te ekzagjeruara kritikat post-Cagliari?
“Kemi vendosur, edhe me zyrat e shtypit. Kur luajme ne Evrope flasim per Europa League, kur luajme ne Itali flasim per Serie A. Nuk do te pergjigjem ne kete pyetje.”

Si do t’i pergjigjeni Zeman? Tekniku i sardeve pas fitores ne Milano ka thene qe zikalterit kane besim me te madh ne individualitet.
“Nuk besoj se ka folur keq per ne, ka shprehur nje koncept te vecante. Ibarbo ka luajtur mire, por performanca e tij ka qene fryt i skuadres. Kur ka lojtar te cilesise duhet te lihen te lire. Ne Coverciano me njohin, gjithmone, dhe kush ka bere korsit nuk mund te konfirmoj sa maniake eshte puna ime. Duke njohur gazetaret, nuk besoj qe Zeman ka folur me keto fjale.”

Cfare prisni nga Fiorentina?
“Ndeshje te veshtire, Montella luan me top ne toke pa pika referimi. Viola ka bere gjera te medha dhe po konfirmohet, pavaresisht disa largimeve. Ashtu sikur ne.”

Mund te punohet ne aspektin ”atributet”?
“Mund te them disa gjera ne pankine, edhe pse ndonjehere me duhet te ve doren mbi goje sepse knotrollohemi dhe pergjohemi. Flas per ti stimuluar ata, duke u perpjekur te nxjerr me te miren nga ata. Nje teknik, sic ka ndodhur ne raste tjera, mund te shprehet duke perdorur fjale te forta. Ndodh shpesh.”

Duke luajtur kunder Fiorentines dhe Napoli mund te jete me e thjeshte per Interin, pradoksalisht, ne krahasim me ndeshjet kunder ekipeve me te perballueshme?
“Te shohim, nuk ka asgje te qarte. E kemi pare me Cagliarin, duhet te mendojme per veten tone dhe te vendosim kundershtarin ne veshtiresi. Vlen per te gjitha skuadrat, keshtu qe duhet te pranojme humbjen.”

Cilat kane qene kritikat qe ju kane sjellur me shume probleme?
“Besoj qe kam eksperience per tu pregaditur. I njoh te gjithe, nuk ka asgje me shume per tu shtuar, duhet vetem te trajnoj. Disa kritika ndikojne tek njerezit ne stadium, secili duhet te kryej detyren e tij.”

Ekipi ka humbur siguri?
“Kam qene i pari qe kam thene se nje ndeshje si ajo kunder Cagliarit nuk le dyshime, asnje justifikim. Ndoshta duhet ta kujtojme, se kemi luajtur nje kohe te gjate me 10 lojtar. Pastaj? Te gjigje e kane harruar kete dhe ne futbollin modern eshte fondamental niveli taktik. Nuk mohojme faktin se Cagliari mund te jete inferior, por dua te falenderoj Curva Nord qe ka qene lojtari i 12-te. Kam pershendetur tifozet dhe kjo eshte menyra per te ndihmuar ekipin. Pastaj, do te vini re se Qarabag ka barazuar me Saint-Etienne dhe perpak ka fituar kunder nje ekipi qe luan ne Ligue 1, nje lige jo shume inferiore ne krahasim me ate italiane. Qarabag eshte nje ekip i zoti, cunat kane qene te mire. Futbolli francez eshte ne rritje, PSG ka mposhtur Barcelonen.”

Cilat jane objektivat e sezonit?
“Jemi te gjithe te bashkuar, per tu kthyer konkurrues sa me shpejt qe te mundemi. Mekat per nokautin kunder Cagliarit.”

Do te ri-investonit 20 milion euro per Hernanes?
“Do te ishte nje fjalim i pafund. Llogarisni momentet dhe ai ne nje periudhe te shkurter ka qene vendimtar per te arritur vendin e 5-te, edhe pse eshte e qarte qe ne presim me shume nga nje lojtar si ai. Ka skuadra qe shpenzojne edhe me shume. Cmimi eshte relativ.”

Si jane te lenduarit?
“Dodo eshte me mire. Neser ne mengjes, ne Coverciano do te kerkoj te zgjedh lojtaret qe jane duke bere mire dhe qe japin me shume garanci per loje.”

Jeni duke krijuar “te fortin”, te gjithe kunder tjerve?
“Shpresoj se po, jemi duke punuar per kete tashme dhe shpresoj ta shohim ne Firence kete qe jemi duke thene tani. Dua nje ekip te vertete, me deshire per loje.”

Keni shkaktuar “zhurmen e armiqeve” te Mourinhos…
“Me vjen mire, por ai ishte nje Inter tjeter. Mendoj se Mourinho, ne nivelin menaxherial, eshte nje teknik i madh. Sa me perketu mua une mendoj gjithmona per skuadren, edhe naten. Mendoj se duhet te leme ne nje ane krahasimet dhe kombinimet.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.