Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,601 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Yaya Toure, Zabaleta dhe Mangala: Do te jete nje InterCity?

Yaya Toure, Zabaleta dhe Mangala: Do te jete nje InterCity?
Inter Club Staff

Inter ben (ose do te provoje te beje) pazar ne Manchester, me sakte tek City.

Sipas Tuttosport, Mancini ka kerkuar 3-4 lojtare te nivelit te larte per te kerkuar te arrije podin ne vitin e ardhshem: “Tekniku pret lojtare te gatshem, me karakterit nderkombetar dhe nje dore ne kete ane mund te vije nga ish skuadra e tij, Manchester City, lexohet tek e perditshmja Italiane.

Me ardhjen e Guardioles ne Etihad Stadium, ne fakt, shume lojtare mund te largohen nga City. Kjo gje mund te favorizoje deshirat e mancios, i cili eshte i gatshem te mireprese ish lojtaret e tij. Kane dale ne pah keto dite emrat e Toure dhe Zabaleta qe jane stervitur edhe me pare nga Mancio, por edhe Mangala ne liste bashke me Bruma per te zevendesuar Murillon ne rast se largohet. Tuttosport parashikon nje mini-takim neser ne darke kur drejtuesit do te jene ne Milano per finalen e Champions: “Dje Thohir nuk ka folur per emra me drejtuesit e tij por keto profile shihen si te qarte ne mendjen e tij pasi keto kane qene edhe kerkesat e Mancios. Mbase Presidenti zikalter do te tentoje te flase per ta me drejtuesit e Cityt qe do te marin pjese ne Champions Gala qe do te zhvillohet ne Milano. Prezent do te jete edhe Lotito i Lazios me te cilin do te flitet me shume mundesi edhe per Candreva apo Biglia.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.