Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | January 28, 2021

Scroll to top

Top

625 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Yuto kampion me Galatasaray ne Turqi, Interi ferkon duart: ja pse

Yuto kampion me Galatasaray ne Turqi, Interi ferkon duart: ja pse
Bujar Berishaj

Protagonist ne pjesen e dyte te sezonit, pas ardhjes se tij ne huazim nga Interi gjate merkatos se dimrit, Yuto Nagatomo ka fituar skudeton me fanellen e Galatasaray.

Nje fitore ne transferte ne ndeshjen e fundit (me rezultat 1-0) dhe klubi turk ka filluar te festoj, me Fenerbahce e Istanbul Basaksehir qe kane mbetur prapa dhe Besiktas ne vendin e katert.

Kjo fitore e Galatasaray qe njekohesisht ka sherbyer edhe per fitimin e titullit ne Turqi ka bere qe te buzeqeshin edhe arkat zikalter.

Kjo sepse, pervec qe turqit kishin paguar 700 mije euro per huazimin e tij, ata do te paguajne tani edhe 300 mije euro tjera.

Kjo sepse ne kontrate ishte vene kushti qe nese Galatasaray fiton titullin atehere do te paguante kete shume (se bashku me kualifikimin ne Champions).

Por nuk perfundon me kaq, sepse klubi turk pritet qe te blej perfundimisht lojtarin gjate veres me Galatasarayn qe jane te kenaqur me Yuto dhe me japonezin qe eshte i lumtur ne Turqi.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.