Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

626 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Zambrota, ish-lojtari i Juventusit e pranon hapur: “Duke pare Juve-Inter, mendoj se arbitri…”

Zambrota, ish-lojtari i Juventusit e pranon hapur: “Duke pare Juve-Inter, mendoj se arbitri…”
Inter Club Staff

Tashme nuk ka mbetur me asnje personazh i botes se sportit te flase me neveri per arbitrimin e Juventus-Inter.

Calvarese ne nje nga ndeshjet me te rendesishme te sezonit per Juventusin vendosi qe te behej protagonist absolut.

Polemikat kane qene te shumta, ku kane protestuar te gjithe: qe te ish-lojtare e deri te analistet qe dalin cdo jave neper televizionet italiane.

Lista eshte e gjate dhe madje edhe vete Del Piero ka dale kunder arbitrimit. Por me sa duket, diten e sotme, nje tjeter ish-lojtar i Juventusit e ka pranuar hapur ate qe ka ndodhur.

Gianluca Zambrota ka qene i ftuar ne transmetimin e Rai Due qe quhet ‘A tutta rete’, dhe ish-mbrojtesi i krahut ka folur pikerisht per arbitrimin e Juventus-Inter.

“Ka qene nje ndeshje e veshtire dhe e komplikuar. Juventus dhe Inter nuk ka qene kurre nje ndeshje e lehte.”

“Eshte e qarte pyetja qe une mund te bej nese shoh ate ndeshje dhe shoh edhe ate arbitrim. Me duket shume e qarte.”

“Pyetja qe i bej vetes eshte: ah, kjo ndeshje verteton se roli i arbitrit ne fushe eshte akoma i rendesishem? Ai mund te vendose fatin e saj.”

“Vendimet me te rendesishme jane marre per fatin e tij, me VAR, sepse atehere katastrofa do te ishte edhe me e madhe.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.