Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | July 12, 2020

Scroll to top

Top

154 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Zamorano i bindur paralajmeron tifozet e Interit per Sanchez: “Do ta shikoni vete se sa thelbesor do te behet ai per Interin.”

Zamorano i bindur paralajmeron tifozet e Interit per Sanchez: “Do ta shikoni vete se sa thelbesor do te behet ai per Interin.”
Inter Club Staff

Ivan Zamorano rikthehet te flase per Alexis Sanchez tek Interi dhe ai eshte i gatshem te vendose edhe nje bast per te. 

I intervistuar per Radio Futuro ne Kili, ish-sulmuesi zikalter ka folur keshtu per takimin me Nino Maravilla ne ditet e kaluara ne Appiano Gentile.

“E kam pare te qete, shume te lumtur. Deshiron me te vertete te vazhdoje te punoje dhe te gjeje formen e tij fizike me te mire qe Antonio Conte pret nga ai.”

“E kam pare nga afer se cfare force ka ai per tu bere ai lojtar i rendesishem qe duan te gjithe tifozet e Interit. Atyre i them me siguri te plote se Sanchez do te behet shume i rendesishem per Interin tone.”

“Ka shume pritshmeri dhe prandaj Interi edhe ka besuar tek ai. Zikalterit vete jane nje skuader shume e forte qe do te bejne mire jo vetem ne Itali por edhe ne Europe.

Por Bam Bam ka nje bindje te thelle kur vjen puna tek Alexis Sanchez.

“Do te behet nje lojtar totalisht thekbesor per Interin, jam i bindur plotesisht per kete gje.”

“Edhe ai vete ishte shume i bindur per kete kur e takova. Shume shpejt mendoj do te jete nje titullar fiks i Interit.”

Zamorano me pas eshte rikthyer tek kjo teme edhe tek Radio Cooperativa: “Kam pasur menyre qe te flas me Sanchez nga afer. Cdo dite po permiresohet dhe po ambientohet per mire.”

“Ai deshiron te jete ne lartesine e skuadres dhe Interi eshte ne lartesine e tij si lojtar sepse Milano eshte nje qytet pasionant. Tifozet e Interit jane te mrekullueshem, do e ndihmojne.”

“Sapo te jete gati, Conte do te besoje tek ai dhe ai vete duhet te beje maksimumin sepse Conte eshte nje njeri qe i vlereson shume ata eq japin maskimumin.”

“Si i shoh zikalterit? Shume mire, kane fituar pese ndeshje nga pese. Nuk eshte dicka qe ndodh cdo dite kur nderron kaq shume.”

“Eshte merite e skuadres por edhe e Contes qe ka nxjere me te miren nga ata. Behet me e veshtire kur ti heq tre kolona te skuadres ne vere, por do te thote se drejtuesit kane pasur te drejte nese rezultatet jane keto.”

“Tashme eshte nje jave shume e veshtire per Interin por jam i bindur se do te dalim mire nga kjo jave dhe pres shume edhe nga Alexis.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.