Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,858 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Zamorano: “Perez me ka pyetur per Vidal”. Shpjegohet Juve-Guarin, por asin ne dore e ka Inter

Zamorano: “Perez me ka pyetur per Vidal”. Shpjegohet Juve-Guarin, por asin ne dore e ka Inter
Redi Asabella

“Kur kam erdhur ketu gjashte muaj me pare, vete Florentino Perez me ka pyetur per Vidal dhe une i thashe ta merrte me sy mbyllur. Eshte nje lojtar i jashtezakonshem qe mund te jete perfekt per Real Madrid. Vidal mund te luaje nje cilendo skuader ne bote. Po korr sukses ne futbollin me kerkues, ate italian, dhe mund te luaje pa asnje problem dhe ne Real Madrid”. Muzika dhe teksti Ivan Zamorano, qe per mikrofonat e FCINTER1908.IT kishte thene dicka edhe me te hapur, me nje fjali mjaft te qarte (“Do te doja Vidal tek Inter por me duket se do te vije tek Real-i)

Kalimi i mundshem i mesfushorit bardhezi tek merengues do te shpjegonte interesin e rinovuar te Juventus per Fredy Guarin, nje emer qe duket te kishte dale nga orbita e Marotta dhe qe eshte kthyher shume ne mode.

Por situata, ne lidhje me goditjen gati te arritur ne janar, ka ndryshuar rrenjesisht. Para se gjithash, Guarin ka rinovuar kontraten e tij me Inter deri ne 2017 dhe kjo e mbron skuadren zikalter nga cdo manover ose akord midis lojtarit dhe klubeve te tjera.

E dyta: Interi ka shpallur cmimin per mesfushorin dhe nuk ka ndermend te beje ulje per bardhezinjte, qe do te duhet te prezantohen me nje cek 18 mln euro ose do te duhet te gjejne lojtare shkembimi qe pelqehen nga Thohir dhe Mazzarri.

E treta: ne rast te shitjes se Vidal tek Real Madrid, me derdhje ne arka te te pakten 40 mln euro, Juventusi nuk do te ishte ne pozicion per te kerkuar ulje, duke pare disponibilitetin e madh ekonomik por edhe nevojen e nje emri te rendesishem per te zevendesuar nje nga elementet baze te skuadres.

Situata pra ka ndryshuar katercipersht ne krahasim me janarin, kur Interi ishte nje hap larg nje operacioni shume te diskutueshem. E nese Guarin do te bente nje boteror te mire, letrat ne doren e Ausilio mund te rriten akoma…

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.