Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,140 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Zanetti: “Alvarez largohet, syte mbi surprizen ne fund te merkatos. Mazzarri deshiron…”

Zanetti: “Alvarez largohet, syte mbi surprizen ne fund te merkatos. Mazzarri deshiron…”
Bujar Berishaj

Ka premtuar qe do te kerkoj te prezentoj Interin ashtu sic ka bere gjithmone ne fushe, Javier Zanetti, gjate kthimit te tij ne Milano pasi qe ka qene prezent per shortin ne Montecarlo ka dhene nje interviste per argjentinasen, SoundCloud, dhe ka folur per gjera te ndryshme, madje edhe per merkaton duke mos perjashtur ndonje surprize ne fund.

PERSHENDETJA – “Si jam? Jam i qete. Vij nga shorti i Montecarlos dhe jam duke shkuar per ne Milano. Linja ka rene ketu eshte nje tunel (qesh).”

NDESHJA PER PQAEN – “Eshte per paqen e botes. Do te luajme ne Rome. Eshte nje event unik. Gjithcka ka filluar kur u takova me familjen time per here te pare, pastaj ia kam propozuar dhe fondacionit Pupi dhe nga atje ka rdhur idea per kete ndeshje per te dhene nje mesazh per paqen dhe pastaj kemi kontaktuar shume lojtar: Tata Martino, Wenger, Messi, Lavezzi, Trezeguet, Buffon, Pirlo, Ronaldinho dhe shume tjere. Idea eshte qe Papa Francesco te nis lojen nga mesi i fushes.”

DIRIGJENT – “Per momentin te shkuaren si lojtar dhe te tashmen si dirigjent po e perjetoj shume mire. Jam shume i zene me rolin tek Inter dhe bej gjera qe me apasionojne.”

TRAJNER – “Une trajner ne te ardhmen? Ne futboll kurre nuk i dihet. Shpesh kam degjuar te thone: “Jo, nuk do jem trajner kurre dhe pastaj behen te tille”. Nuk ndjehem si nje trajner te pakten per tani, nuk e shoh veten te tille.”

MERKATO – “Mungojne edhe dy dite deri ne perfundim. Besoj se skuadra eshte e kompletuar per merkaton qe eshte bere. Kane qene 31 ojtar por jane larguar Botta, Schelotto, dhe tani edhe Alvarez. Mazzarri deshiron 25-26 lojtar ne maksimum. Ne e dime se momentet e fundit mund te sjellin surpriza, te shohim.”

TE RINJTE – “Kam folur me Conten dhe me ka thene qe nuk deshiron te jete vetem trajner i kombetares por deshiron te punoj edhe me te rinjte sepse kjo eshte menyra e punes qe ai deshiron te marr. Duan te formojne lojtar qe ata me pas te paraqiten ne kombetare.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.