Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

560 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Zanetti: “Cesena, ndeshje që duhet fituar në mënyrë që të përgatitemi për Wolfsburgun. Në Evropë mund t’ia dalim, të gjithë të bashkuar: besojmë”

Zanetti: “Cesena, ndeshje që duhet fituar në mënyrë që të përgatitemi për Wolfsburgun. Në Evropë mund t’ia dalim, të gjithë të bashkuar: besojmë”
Rinor Sopaj

Në mes të kampionatit dhe Europa League, zëvendës presidenti i Interit Javier Adelmar Zanetti, ka folur për mikrofonët e InterChannel, ku ka diskutuar për dy ndeshjet e ardhshme, ajo që do të zhvillohet nesër kundër Cesenas, dhe mbi të gjitha, atë të një të tetës së finales së Europa League kundër ëolfsburgut e cila do të luhet të enjten e ardhshme: një ndeshje e cila do të jetë vendimtare për mbështetësit zikaltër.

Si e konsideroni ndeshjen e nesërme?
“E dimë që të gjitha ndeshjet janë të komplikuara, por më e rëndësishmja është të fitojmë e pastaj të përgatitemi në mënyrën më të mirë për ndeshjen kundër Wolfsburgut, një ndeshje shumë e rëndësishme për të gjithë ne”.

Rruga në kampionat është akoma e gjatë…
“Ende ka shumë ndeshje për t’u zhvilluar dhe më vjen keq për humbjen kundër Fiorentinës, edhe pse ne e pranojmë atë që ka ndodhur në fushë. Në Napoli kemi reaguar mirë, ndërsa në Wolfsburg fillimi ishte i shkëlqyer. Gjëja më e rëndësishme është dëshira për të reaguar, të cilën e kanë djemtë: kemi vetëbesim për ndeshjen e kthimit, por edhe mbështetësit tanë duhet të mendojnë kështu”.

Sa do të jetë i rëndësishëm, mbështetja, publiku?
“E ndjejmë angazhimin e tyre, mbi të gjitha në ‘Giuseppe Meazza’ ku është shumë e bukur të luash. Luajmë me një njeri më shumë, djemtë kanë për të bërë një detyrë që nuk është e lehtë, por në futboll gjithcka mund të ndodh”.

Mund të jetë kjo ndeshja në të cilën mund ta shohim ndodhinë e bukur.
“Pikërisht, duke i njohur mbështetësit interistë them se do të jetë. Duke e kuptuar momentin, duhet të jemi të gjithë të bashkuar. Unë besoj, këto janë ato ndeshjet e bukura për t’u luajtur”.

Duke u kthyer tek Cesena, sipas jush cfarë ndeshje do të jetë ajo e nesërmja?
“Duhet të kemi shumë durim, Cesena do të pres për kundërsulme me lojtarët ofansiv të saj, një ndër ta është Brienza. Duhet të mendojmë të fitojmë për vete, do të ishin tri pikë të rëndësishme që më pastaj të përgatiteshim për ndeshjen e Europa League”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.