Zanetti-Day, nje xhiro rreth fushes, numri 4 do te terhiqet si dhe te Dielen do te mbaroje gjithcka…
Po behet gati gjithcka: Interi po organizon lamtumiren nga futbolli i luajtur te Javier Zanettit.
Te shtunen ne darke, ne ndeshjen Inter-Lazio, do te jete ndeshja e fundit ne Meazza per kapitenin historik. Sipas Corriere dello Sport, lamtumira do te festohet ne dy dite. Te shtunen, perpara ndeshjes me Lazion, Zanetti do te beje nje xhiro rreth fushes per te pershendetur te gjithe i shoqeruar nga gruaja dhe femijet e tij. Por ndeshja me Lazion esht shume e rendesishme dhe Pupi e di kete, prandaj sdo te kerkoje asgje te madhe nga Mazzarri, edhe pse ai pritet te luaje ne kete ndeshje.
Nderkohe gjithcka do te perfundoje te dielen pikerisht aty ku kishte filluar ne 1995 e larget. Pra nje konference per shtyp ne terrazza Martini ku u prezantua per here te pare ne ardhjen e tij ne Milano. Me pas, Interi do te terheqe bluzen me numrin 4 dhe eshte gati nje rol drejtuesi i tij ne organiken e Interit.