Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | August 11, 2022

Scroll to top

Top

2,784 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Zanetti: “Do te kete te reja ne merkato. Suning eshte ketu vetem prej 2 muaj. Banega me personalitet. Icardi…”

Zanetti: “Do te kete te reja ne merkato. Suning eshte ketu vetem prej 2 muaj. Banega me personalitet. Icardi…”
Bujar Berishaj

“Ne mendjen time Interi duhet te jete protagonist ne EL. E ka fituar disa here dhe duam te jemi protagonist, shpresojme ta bejme. Merkato? Do te kete te reja, te shohim. E vetmja gje qe mund te them eshte qe kushdo qe arrin e ben per te na forcuar, jemi te lumtur. Por edhe keshtu sic eshte tani kemi nje skuader me kualitet dhe konkurrence. Duhet t’i japim kohe trajnerit dhe klubit, kane kaluar vetem 2 muaj dhe kemi ndryshuar pronar dhe trajner”.

E nis keshtu intervisten e tij per Sky Sport, zevendes-presidenti i Interit Javier Zanetti qe ishte i pranishem ne Monaco per hedhjen e shortit te Europa League, qe zikalterit i ka vene perballe Sparta Praha, Southampton dhe Hapoel Beer-Sheva. Zanetti pastaj vazhdon:

“Ka nevoje per kohe per t’u njohur me mire dhe per te njohur futbollin italian. Ne nje klub te madh ka pak kohe por do te bejme gjithcka qe skuadra te tregoj kualitetet e saj te dielen. Ekipi yne? Eshte kompetitiv, nese vjen dikush per te na perfocuar jemi te lumtur nese jo atehere jemi te lumtur perseri. Duhet te gjejme perzierjen e duhur per te formuar nje grup te forte. Jam shume optimist dhe shpresojme ta tregojme te dielen, duke iu pergjigjur ndeshjes qe kemi humbur me Chievon. Keta lojtare duhet te kuptojne cfare do te thote te nderosh kete fanelle, si duhet te sillen sepse kjo fanelle ka histori te madhe. Jemi ketu per t’i mbeshtetur. Per te fituar ne fushe duhet nje grup i madh”.

Pastaj zevendes-presidenti flet edhe per Icardin, Banegen dhe jep edhe nje koment per grupin e EL:

“Icardi eshte i ri, por duhet ndihmuar dhe mbeshtetur. Duhet t’i mesojme disa sjellje, duhet te kuptoj qe ka shiritin e kapitenit dhe se kjo eshte shume e rendesishme, jemi ketu per t’ia treguar. Banega ka personalitet te madh, do te na jap nje dore. Eshte thelbesore qe keta lojtare te formojne nje grup shume te forte, mendoj qe ne fushe do te arrijne rezultatet. Grupi eshte impenjativ, ka skuadra qe do te djersijne per te kaluar grupin. Ne jemi Interi, jemi optimist dhe te lumtur per skuadren qe po ndertojme. Uroj te jemi protagonist deri ne fund”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.