Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,014 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Zanetti: “Dybala? Nese ka edhe nje mundesi te vetme do te provojme. Icardi rinovon, Thohir…”

Bujar Berishaj

Javier Zanetti, i intervistuar nga Goal, ka folur per mesazhin e Thohir, pervec te tashmes dhe te ardhmes se skuadres: “Ka qene nje befasi e bukur, te marresh mesazh nga presidenti Thohir. Kjo me ben krenar, edhe pse ceremonia do te behet ne San Siro, ne nje ndeshje te organizuar nga fundacioni im, kjo eshte ajo qe me ben krenar.”

OBJEKTIVAT E SEZONIT  – “Objektivi i vertete eshte te perfundojme sa me mire ne kete kamponat, klasifikimi do te thote pastaj ku perfundojme. Do te shohim, per idene qe te ndertojme nje skuader konkurruese per vitin e ardhshem. Ne muajt e fundit kemi pasur mjaft momente te veshtira, por i kemi kaluar se bashku. Ne keto situata mund te kete rritje dhe grupi po e tregon.”

ICARDI – “Mauro eshte mjaft i qete. Shihet qe ne fushe argetohet, jemi te lumtur qe eshte me fanellen tone, aq me teper qe tani jemi afer rinovimit te kontrates se tij. Do te na ndihmoj shume, tani dhe ne te ardhmen.”

DYBALA – “E prisja shperthimin e Dybala, e ndiqja kur luante ne Argjentine dhe kuptohej qe ishte nje talent i madh. Tani po e tregon me nje vazhdimesi te madhe ate qe eshte ne gjendje te bej, por jemi duke folur per nje lojtar me te ardhme te madhe.” Mund te jete Inter e ardhmja e tij? Te gjithe lojtaret e medhenje do te ishin mire per skuadrat e medha. Te jemi realist, kemi FPF (Fair Play Financiar) qe duhet t’a respektojme, por sigurisht nese ka edhe nje mundesi te vogel ne do te provojme.”

BOSHLLEKU EKONOMIK ME EKIPET E MEDHA EUROPIANE – “Po ka shume diference mes atyre dhe te tjerave. Flas per Interin: duhet te punojme per te ndertuar nje skuader te perbere nga lojtar me eksperience dhe te rinje, per t’ia dalur qe te kthehemi konkurrues ne kete nivel.” Ne kete kuptim, shohim tre italianet ne gjysmefinalet e kupave europiane “eshte gjithmone nje nxitje, jemi eliminuar nga Wolfsburg qe ne ate moment kane qene me te forte se ne, por nuk do te thote asgje, pervec faktit se duhet punuar akoma per te fituar nje mundesi te re.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.