Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

8,759 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Zanetti: “Eintracht i forte, por ne jemi Inter. Icardi? Tani eshte momenti qe ai te sqarohet me…”

Zanetti: “Eintracht i forte, por ne jemi Inter. Icardi? Tani eshte momenti qe ai te sqarohet me…”
Inter Club Staff

Vetem pak minuta nga shorti i Europa League ka folur zevendes Presidenti i Interit, Javier Zanetti per mikrofonat e DAZN dhe Sky Sport. 

Keto kane qene fjalet e tij:

“Mund te jete dicka e mire qe te luhet ndeshja e kthimit ne Meazza perpara Milanit. Mund te ndikoje per mire edhe pse ata jane nje skuader e forte. Duhet te pergatitemi mire per te kaluar turnin. Ne favorit per te fituar ne fund? Mendoj se Interi me historine e saj duhet te synoje gjithmone fundin e cdo kompeticioni. Shpresoj te vazhdojme te rritemi, vetem keshtu do i kalojme turnet nje e nga nje.”

1/8 do te luhen ne daten 7 dhe 14 mars, do te jete Icardi ne fushen e lojes?

“Une mendoj se Icardi vazhdon te jete shume i rendesishem per ne, shprespoj qe ta ndihmoje skuadren. Kur ka probleme ne dhomat e zhveshjes, ato zgjidhen nga brenda. Ky mund te jete nje rast per ta forcuar akoma me shume.”

Nuk ka pasur ende nje perballje Icardi-shoket e skuadres. A je zhgenjyer nga ai?

“Me vjen keq per situaten qe eshte krijuar. Behet fjale per kete. Jane disa lojtare qe bejne pjese e grupit tone dhe qe duhet ti sqarojne gjerat per te miren e skuadres. Askush nuk eshte me i rendesishem se skuadra, duhet te mendojme ne kete menyre: duhet te veprojme keshtu, per te miren e Interit.”

Icardi perseri kapiten a eshte e mundur? 

“Une mendoj se duhet te zgjidhe disa gjera, gjera te mbetura pezull. Por vendimi tashme eshte marre dhe ka qene totalisht i menduar mire.”

A ke folur me Icardin? Ti je nje shembull…

“Eshte folur shume per kete por une nuk kam folur me Mauron. Duhet lene te kaloje pak kohe, pastaj duhen sqaruar gjerat ndermjet atyre sepse kjo eshte nje ceshtje grupi, por une nuk kam ndonje problem ti flas duke menduar per te miren e Interit.”

Cfare kuptimi ka shiriti i kapitenit? 

“Shiriti eshte dicka shume e rendesishme, besoj se Bergomi qe e ka mbajtur para meje kete gje e di gjithashtu shume mire. Une e kam pare gjithmone sjelljen e tij ne fushe dhe jashte saj, shiriti i kapitenit do te thote shembyll per shoket e skuadres brenda dhe jashte fushe. Duhet respektuar dhe mendoj se eshte e drejte ajo qe ka thene Handanovic. Tani le te perqendrohemi tek ndeshjet, shpresoj te shkojme deri ne fund ne Europa League. Skuadra e deshiron shume kete.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.