Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

774 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Zanetti: “Epoka e Morattit nuk ka mbaruar. Do doja qe te riluaje 5 majin. Mbi milanistet…”

Zanetti: “Epoka e Morattit nuk ka mbaruar. Do doja qe te riluaje 5 majin. Mbi milanistet…”
Ardis
  • On 20/10/2013, 13:25

Kapiteni zikalter Javier Zanetti, tashme eshte i gatshem per te hyre ne fushe dhe eshte duke u stervitur ne Appiano Gentile, eshte ftuar ne emisionin Otto e Mezzo, transmetuar nga La7 e drejtuar nga Lilli Gruber. Pervec kapiteni zikalter ishte ftuar edhe gazetari, tifoz interist, Beppe Severgnini (qe pershendet Zanettin ne gjuhen indoneziane), i cili i drejton disa pyetje kapitenit zikalter. Ja dhe fjalet e tij te perkthyera per ju nga inter.al:

Tipari kryesor i karakterit tuaj?
“Pozitiviteti, te jesh pozitiv ne gjithcka”.

Tek nje grua cfare preferon?
“Kerkoj thjeshtesine”.

Ndeshjen qe do te riluaje?
“Do doja qe te riluaja 5 majin”.

Kundershtari me i forte qe keni hasur?
“Kaka”.

Difekti kryesor? Duhet te pyesim Paula-n, por po te pyesim ty?
“Disa here jam shume i padurueshem”.

Karma e Roberto Baggio ishte vuajtja. Po karma jote cila eshte?
“Eshte dashuria qe me japin personat qe jane afer meje”.

Cfare gjeje nuk i reziston dot?
“Rosto-s, mishit te pjekur ne skare qe bejme ne Argjentine”.

Vendi i zemres?
“Liqeni i Como-s”.

Filmi i preferuar?
“Amarsi, Cuando un hombre ama una mujer ne spanjisht”.

Rituali ne mbremje perpara se te shkoni te flini?
“Lutem, gjithmone kam lutjet e mia perpara se te fle”.

Cfare urren tek nje person?
“Mashtrimin dhe genjeshtren”.

Gjendja aktuale psikologjike?
“Shume e mire”.

Moratti shet tek Erick Thohir, ka mbaruar nje epoke?
“Besoj se jo, besoj se do te vazhdoje me persona te rinj qe Moratti ka gjetur kualitete te rendesishme”.

Severgnini thote se pavaresisht kapitalit qe do investohet ne skuadren e futbollit nuk jane ne Europe, kampionatet me te bukura ne bote gjenden ne Europe. Zanetti eshte dakord me kete?
“Po, absolutisht po”.

A nuk jeni i shqetesuar per cfare po ndodh?
“Jo, besoj se eshte nje hap i rendesishem, sepse ka zhvillime domethenese per te ardhmen e shoqerise”.

Italia do te deshtoje si Argjentina me 2000?
“Shpresoj qe jo, ne Itali ka probleme, por situata e epokes ne Argjentine ishte shume e keqe”.

Do te investonit po te ishit nje sipermarres?
“Une kam investuar ne Itali dhe do vazhdoj ta bej, me restorantet e mia. Besoj shume ne kete vend dhe pavaresisht problemeve eshte e nevojshme qe te kesh besim edhe ne keto momente te veshtira”.

Cfare problemi ka Balotelli?
“Duhet te gjeje qetesine, te jesh i qete dhe te luash futboll qe eshte gjeja qe di te beje shume mire. Mario eshte nje djalosh i zoti, gabon sic kemi gabuar te gjithe”.

Nga Tardelli cfare nuk ju pelqen?
“Tardelli ishte trajneri qe kam pasur shume pak lidhje, asgje personale dhe me respekt personal”.

Po per Lippi-n?
“Me Lippin kemi folur shpeshhere, tregon anekdota nga libri i tij; por gjithmone me respektin ndaj personave”.

Si ishte te punoje me Riotta-n (bashkeautor i librit “Giocare da Uomu”)?
“Une i tregoja gjithcka dhe ai i rregjistronte. Ka ardhur edhe ne Argjentine per te njohur lagjen time. Ishte nje eksperience e bukur te shkruaja me te kete liber”.

Nereo Rocco thoshte: “Eshte e njejta gje si ne fushe ashtu edhe ne jete”. Eshte keshtu edhe per ju?
“Absolutisht po, jam dakord. Sic ambjentohet dikush ne fushe shpesh ambjentohet edhe ne jete”.

Perse shkruani se Jose Mourinho eshte trajneri me i mire qe keni njohur?
“Eshte nje trajner me personalitet te madh, nje fitues. Eshte i kompletuar, merret dhe kujdeset per cdo detaj dhe kjo eshte thelbesore ne nje ekip te madh si Interi”.

Per milanistet, shkruan, e rendesishme e look-u (paraqitja e jashtme). Vlen kjo gje edhe per Silvio Berlusconin?
“E kam shkruar kete pershtypje duke njohur ata qe jane tifoze te Milanit, ajo qe provoj une kur shikoj ndonje milanist ne rruge. Nuk i referohesha Berlusconit, person i rendesishem per te gjithe boten dhe per te cilin kam respekt maksimal. E dime shume mire qe ai eshte milanist”.

Epoka e Moratti-t mbaroi. Po ajo e Berlusconit?
“Jo, nuk ka mbaruar. Moratti do te qendroje ne shoqeri dhe do te shprehe gjithmone ndjenja ndaj klubit dhe Berlusconi ben te njejten gje. Besoj se nuk ka mbaruar apoka e Berlusconit”.

Diferenca midis egersise se tifozerive (curve) ne Argjentine dhe ne Itali? Keto italianet jane me raciste?
“Edhe ne Argjentine nuk behet shaka me ambjentin. Por jam i mendimit qe tifozerite italiane nuk jane kaq shume te egra. Mund te shikohen si grup i izoluar por aty perfundon”.

Tema e racizmit eshte mbivleresuar ne boten e futbollit? Nuk ka shume tolerance?
“Per fat te keq keto episode perseriten, shume. Besoj se do vi nje dite qe do te mbarojne sepse nuk mund te vazhdohet keshtu”.

Per te kontrolluar kete problem, cfare duhet te behet?
“Eshte e nevojshme te kesh ide te qarta per te percjelle deri ne fund, me rregulla te mire percaktuara qe te shprehin ate qe kush shkon ne stadium i dedikohet vetem spektaklit sportiv, sic behet ne Angli”.

Beppe Severgnini, i ftuar ne studio, provon te jape nje pergjigje: “tanime ka ikur koha kur stadiumi eshte nje zone ku behet cfare te duash, kercenimet, koret raciste etj duhet te jene vepra te ndaluara edhe brenda stadiumit, jo vetem ne rruge. Nese shaj ose godas nje person ne rruge arrestohem. Pjesetaret e Ultrasve jane me te mire kur merren ne vecanti, pastaj koret mes tifozerive ekzistojne gjithmone, por kur behet dicka e ndaluar, duhet te kete te njejten vlere kudo.” Pergjigja e Zanettit:
Eshte keshtu, per kete them qe rregullat duhet te vlejne kudo. Respekti eshte themelor.

Cfare shikon ne fushe qe spektatoret nuk e shohin?
“Ka shume lufte, qe nga shkallet e stadiumit nuk duket. Ka shume pasion dhe shume deshire, qe ndoshta nga jashte, sic po me ndodh mua, shihet ne menyre te ndryshme nga dikush qe eshte brenda ne fushe.”

Kur do te rifutesh?
Shpresoj te kthehem ne nentor, jemi ne fazen finale te rekuperimit. Tendina po pergjigjet ne menyren me te mire. Shpresoj te jem i vlefshem per te filluar te bej ndonje pjese te vogel ndeshjeje ne nentor.

Inteligjent, argjentinas, njeh tangon. Po mendon qe kjo eshte xhiroja jote e fundit? Si mendon ta perballosh ceshtjen e lenies te futbollit te luajtur?
Eshte nje zgjedhje qe duhet te mendohet mire. Sinqerisht, mendimi im i vetem sot eshte te rigjej kenaqesine per tu kthyer ne fushe. Pastaj do te vleresoj ne baze te asaj si do te ndihem, nese mund te ndihmoj akoma skuadren. Nese do te shikoj qe nuk eshte keshtu, do te jem i pari qe do ngre doren dhe do e mbyll.

Per te bere cfare?
Shpresoj te vazhdoj lidhjen me familjen Inter, jo si trajner por si drejtues. Dua te kontribuoj ta mbaj lart familjen Inter nga nje pozicion i ndryshem.

Mendon se dikush nga femijet e tu do te behet futbollist?
“Me i vogli, shoh qe shikon gjithmone topin. Nese do ja keshilloja? Duhet te zgjedhin lirshem, te kuptojne ate qe ndjejne; nese dikush do me thote qe deshiron te behet futbollist, do te jem une tifozi i pare dhe i pari qe do e ndihmoj te pakten ta provoje.”

Si manifestohet ajo pak “cmenduri” e jotja, per te cilen flet ne liber?
Me pelqen te kendoj, muzika eshte nje nga pasionet e mia. Nepermjet muzikes mund te bej edhe ndonje cmenduri.

Je shume i pembajtur, ben nje jete jo si person i njohur (star).
E vertete, por kur kendoj ne shtepi i vetem, ja dal te “cmendem”.

Cilat jane tundimet per nje lojtar te ri qe e gjen veten me shume para ne xhep?
Kam qene i ri dhe une. Kur erdha tek Interi kisha 20 vjet dhe jetoja ne Milano, qe qytet qe ofron shume tundime. Por njeriu duhet te jete inteligjent, i ekuilibruar, te mundohet te beje gjithmone zgjedhjen e duhur, sepse eshte shume e thjeshte te marresh nje rruge negative. Varet edhe nga njerezit qe ke prane.

Cilat jane tundimet me forta te Milanos?
Milano eshte plot me diskoteka, eshte e thjeshte te vohohesh ne mbremje. Ne profesionin tone duhet te jemi te kujdesshem, behen gabimet shume shpejt.

Dhe ku e ke marre ekuilibrin per te mos bere gabime?
Fillimisht nga familja, me edukaten qe me kane dhene ata. Pastaj, per profesionin qe bej une, te kem nje bashkeshorte si Paula eshte me te vertete themelore. Harmonia eshte shume e rendesishme.”

Na i pershkruaj Paulan.
E sjellshme, e thjeshte. Gjithmone prane meje ne cdo moment, kjo eshte e rendesishme. Eshte nje dashuri e madhe.”

Ju jeni dy kapitene qe komandoni pa thirrur, ne fushe dhe ne shtepi.
Po, shume e sakte.”

Ja ke dedikuar asaj kete liber. Por ke dicka qe duhet t’i kerkosh falje?
Shpresoj qe jo… Ja kam dedikuar librin familjes time sepse me kane bere te lumtur per nje pjese te madhe te jetes.

Ne fund dicka per Papa Francesco, nje argjentinas me i famshem se ti. Cfare i keni thene njeri tjetrit?
Ka qene nje moment emocionues, kemi folur per shume gjera. Fakti qe jemi bashkekombas, njohja e realitetit te vendit tone na ka ndihmuar per te folur per shume argumenta. Kam gjetur nje person me nje zemer te madhe dhe nje thjeshtesi unike. Per mendimin tim, kjo me pelqen nga ai: ka ide te qarta qe i con perpara, dhe shpresoj qe te beje dicka qe do te ndihmoje boten te ndryshoje. Ndoshta nuk do ja dale te ndryshoje te gjitha gjerat por jam i sigurt qe per nje pjese te mire do kete sukses.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.