Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

137 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Zanetti: “Fjalet mbi Stramaccionin nuk me interesojne. Ne senatoret…”

Zanetti: “Fjalet mbi Stramaccionin nuk me interesojne. Ne senatoret…”
Xhorxh Gellci

Zanetti: “Fjalet mbi Stramaccionin nuk me interesojne. Ne senatoret…”

Javier Zanetti sapo ka bere nje konference shtypi nga restoranti i tij Botinero, me rastin e 2 vjetorit te restorantit qe e ka ne bashkepronesi me Cambiasso dhe prezantimit te nje Videogame. Ja fjalet e tij:

Javier, cfare mendon per kete tratativen me indonezianet?
“E njoh pasionin e presidentit dhe familjes te tij per Interin, ka disa gjera qe po i vleresojne. Presim, ajo qe ka rendesi eshte se presidenti e do Interin, qe per te eshte shume i rendesishem. Do e shese? Nuk e di, por mendoj se eshte e veshtire.”

Ke folur me Mazzarrin? Si e shikon sezonin e ardhshem?
“Nuk e njoh Mazzarrin personalisht, por njoh punen e tij ne skuadra te tjera. Flasim per nje trainer qe ka bere shume mire kudo ka qene dhe shpresoj te beje te njejten gje me ne.”

Per sa i perket Stramaccionit, kane dale disa akuza mbi ty dhe Cambiasson.
“Raporti im me te ka qene gjithmone i ndershem, pas operacionit ka ardhur ne spital dhe me ka thene qe jam i rendesishem per skuadren dhe me donte ne Appiano edhe me paterica. Ka ardhur edhe ne festen per 10 vjetorin e restorantit tim ‘El Gaucho’, kjo besoj se mjafton si pergjigje. Pastaj nese dikujt i vjen mire te hape fjale ne gazeta, duke thene se jemi ne problemi, nuk me intereson aspak.”

Cfare le Stramaccioni tek Inter ne kete 1 vit e gjysem?
“Per fat te keq ka qene nje vit i veshtire, kemi humbur shume ndeshje. Strama kishte nisur mire me disa fitore, pastaj shume faktore nuk na kane lejuar te shkojme ne Europe, keshtu qe jemi te gjithe pergjegjes.”

Eshte e drejte te paguaje vetem traineri?
“Ka paguar edhe pregatitesi atletik, perfitoj per ti falenderuar per keto vite bashke, ka pasur shume veshtiresi dhe gjithmone eshte sjelle si profesionist.”

Do ta heqesh kete historine e klaneve argjentinase qe komandojne ne dhomat e zhveshjes?
“Keto zera dalin ne momente veshtiresie, senatoret, sic i quani ju, silen gjithmone ne menyre profesionale dhe me respekt, duke kerkuar te nderojne gjithmone fanellen e Interit. Ne qofte se dalin keto zera, nuk eshte e mundur te dalim per te sqaruar cdo here. Me njihni qe 18 vjec, nuk sillem ndryshe me ju dhe ndryshe me te tjeret. Duhet te pyesni shoket e mi si sillen senatoret e famshem edhe pastaj beni vleresimet tuaja.”

Kur Mazzarri ishte ne Milano, ne Appiano dhe ne qender, jeni pare ose degjuar?
“Nuk jemi pare, por jemi degjuar.”

Mund te jete traineri i duhur?
“Mazzarri ka eksperience te rendesishme me te gjitha skuadrat e tij, qe ka patur sukses. Pas nje sezoni te veshtire, mund te jete traineri i duhur per tu rinisur.”

Me Lavezzin ke folur? Eshte pare me shume se nje here ne Milano…
“I pelqen Milano, i pelqen te vije te haje tek “Gaucho” dhe tek “Botiner”, por qe ketu deri ne ardhja tek Inter eshte larg…Ju lutem mos thoni asgje sepse pastaj do shkruhet qe sjell tek Inter te gjithe shoket e mi (qesh).

Ne foto eshte Zanetti duke hyre ne Botinero:

jof_27

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.