
Zanetti: “I gatshem per te pershpejtuar. Femijet e mi…”.
Ishte mungesa me e madhe ne sfiden e djeshme ne Meazza midis Interit dhe Juventus. Javier Zanetti, ne 18 vitet tek Interi kishte munguar ne Derbyn e Italise vetem dy here. Shoket e tij kane dhene gjithcka ne fushe duke kerkuar ti dhurojne edhe atij nje kenaqesi qe, megjithate, pjeserisht nuk ishte plotesisht deshtim. Per ndeshjen, per procesin e tij rehabilitimit, per vuajtjen se eshte i detyruar te qendroje jashte fushave te blerta, por mbi te gjitha pret me padurim te jete i grumbulluar, El Tractor ka folur ne nje interviste te bukur gjate nje programi Quelli che il Calcio ne Rai 2 drejtuar nga nje tifoz i madh interist dhe imitues i madh i tij, Nicola Savino.
“Jam mire, kam filluar te vrapoj dhe gjithcka ecem mire. Te marten do bej nje kontroll, nqse gjithcka shkon mire do te rris nivelin e stervitjes”, debuton Zanetti, qe me pas tregon se cfare ka bere ne te gjithe keto muaj stop: “BabySitter-in per femijet e mi, dhe sinqerisht mbas kaq shume kohesh qe nuk isha me ta ishin shume te gezuar. Por besoj se tashme se nuk do te zgjase edhe shume…”. Vijne momentet e lavdishme ne kendveshtrimin e Zanettit me Interin, qe Pupi e quan “familja ime e dyte; nuk do te mbaroj kurre se falenderuari tifozet zikalter. Trofeu me i lodhshem? Champions League, qe Interi nuk e fitonte prej vitesh. Privilegji te mbaja shiritin e kapitenit ate mbremje ne Bernabeu, e beri ate mbremje te paharrueshme per interistet“.