Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,031 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Zanetti: “Inter, kthehem shpejt. Icardi super, Mazzarri me personalitet, Thohir…”

Zanetti: “Inter, kthehem shpejt. Icardi super, Mazzarri me personalitet, Thohir…”
Xhorxh Gellci

Javier Zanetti flet per gjithcka. Kapiteni zikalter ka dhene nje interviste ne 360° per Gazzetta dello Sport ne diten kur skuadra do te kthehet ne Appiano per te filluar pregatitjen per sezonin e ri, i pari pa te, qe do te jete jashte fushe per shkak te demtimit ne fund te prillit kunder Palermos: “Eshte mbledhja e pare e Interit pa mua: dhe duket si dicka e cuditshme.

Cfare do te beni sot?

“Jam ne Argjentine dhe po shpie vajzen e madhe ne basketboll. Ec, dhe ec mire: bej fizioterapi, biciklete, palester. Tendina po pergjigjet mire. Pas disa ditesh do te shtoj peshat. Me pak fjale, po qendroj ketu per te shpene perpara punen…”

Cfare do te jepje per te qene sot ne Appiano?

“Gjithcka, por do i takoj shoket ne Shtetet e Bashkuara, ne 29 korrik.”

Me cfare keshille duhet te riniset Interi?

“Ne sezonin e shkuar nuk kemi qene ne, ajo nuk eshte Interi. Ky eshte koncepti i pare qe duhet ti rijape forca grupit”

Dhe gjithashtu krenarine e humbur?

“Jo! Ate nuk e kemi humbur kurre. Te mos fitosh per dy vjet rradhazi pas 7 viteve ku kemi fituar gjithcka eshte njerezore, ndodh. Por tani kemi detyren te kthehemi Interi.”

Ka disa qe jane te bindur se blerja me e mire mund te jete Mazzarri.

“Eshte nje bindje legjitime: karriera e tij flet per nje trainer qe ka pasur gjithmone vendosmeri dhe krakter. Eshte nje qe ka personalitet. Deshiron te jete protagonist ne Serine A, dhe ne gjithashtu.”

Cfare ju ka pelqyer, me shume se gjithcka, nga ato qe ka thene tekniku?

“Qe donte Interin, qe na deshironte ne. Kjo duhet te jete nje stimul per te gjithe.”

Shpejt ose vone duhet te flasim: ke ndjesine qe Thohir do te vije?

“Nuk e di. Ajo qe di eshte se Moratti do te beje te miren e Interit, sic ka ndodhur gjithmone. Presidenti do te vleresoje, vleresoje, vleresoje…

E imagjinon nje Inter pa Morattin?

“Interi nuk do te jete kurre pa Moratti, sido qe te shkojne gjerat dhe tratativat.”

Por nese vjen Thohir, pas nje viti do ju lejoje te beni zevendespresidentin ose kapitenin?

“Nuk ja kam idene, gjithmone duke e marre si te mireqene qe vjen. Tani dua vetem te kthehem te luaj. Per pjesen tjeter do mendojme me vone.”

Kush do e mbaje shiritin e kapitenit deri sa te kthehesh ti?

“Meqe Deki eshte larguar, do te thoja Cambiasso.”

Ah.. Deki

“Me lini te pershndes nje luftetar: E falenderoj per gjithcka na ka dhene: nje luftetar i vertete, nje djale ekzemplar.”

Meqe ra fjala te pershendetjet: Cassano ka akuzuar Mazzarrin.

“Nuk futem ne kete ceshtje, them vetem qe me Cassanon kisha nje raport te ndershem dhe ai kishte nje raport te ndjeshem me te tjeret.”

Pervec Strammaccionit…

“Kane patur nje keqkuptim, dihet…”

Flitet per shitje te rendesishme, tipi Handa dhe Guarin.

“Une nuk do te shisja asnje: nese duam te kthehemi kompetitive nuk mund te privohemi nga lojtaret me te mire. Pra askush nuk do te dobesoje Interin, por eshte e qarte se momenti ekonomik qe po jetojme, te ben te marresh gjithcka ne konsiderate…”

Jepi mireseardhjen Icardit.

“Teknikisht shume i zoti, ka fizik te mire, dhe nje eksperience te bukur tek Sampdoria. Cfare keshilla i jap nje te riu qe vjen nga keto ane? Ajo qe me beri me te forte ishte kur nuk kalova nje provim kur isha 13 vjec ne skuadren time te zemres, Independiente: nuk duhet te dorezohet nje sekonde, te provoje cdo rast qe i jepet, dhe te riprovoje nese do i duhet…”

Ju pelqen Belfodil?

Eshte shume i nevojshem, di te beje repart i vetem, perdor mire forcen: me duket se me te dhe Icardin Interi ka marre nje rruge investimi te sigurt. Dhe eshte nje rruge e bukur.”

Campagnaro? 

“Shume i besueshem.”

Duhet te besojme akoma tek Alvarez?

“Po. Ne nje pike te caktuar ka marre ne dore skuadren me personalitet dhe pa patur frike. Duhet te punojme dhe te kemi besim.”

Po Zanetti kur kthehet?

“Nuk dua te vendos nje date: kane kaluar 2 muaj dhe nje jave nga ngjarja, varet si do te pergjigjet tendina e Akilit kur te shtoj peshat e punes. Une po punoj qe te kthehem.”

Ju ka pyetur edhe Papa Francesku?

“Person fantastik. Sic jane te mrekullueshem te gjithe ata, qe pas demtimit, me kane derguar mesazhe dashuri, dhe nuk kane qene vetem nga bota e futbollit. Cfare me ka thene Papa? Qe i vinte keq. Dhe me ka uruar fat.”

Kete Inter qe do te niset sot, si e deshiron me tre fjale?

“Qe te kete personalitet dhe te leje gjurme te dukshme, qe te shkoje ne cdo fushe dhe te beje protagonistin…dhe te jete fitues.”

Nese ju them Scudetto?

“Qellimi eshte te arrijme aty: Juventus nuk eshte i pamundshem, duke pare se e kemi mundur njehere, edhe pse eshte e veshtire ta mundesh… une do te doja te arrinim ne prill 2014 duke pare kreun, duke besuar se scudetto eshte e mundur, dhe te luanim akoma…”

Per loje: ke do te doje tek kjo Inter nga ish zikalterit e te shkuares?

“Roberto Baggio.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.