Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,039 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Zanetti: “Interi eshte vendi im ne bote. Nese nje tribune i vene emrin tim…”

Zanetti: “Interi eshte vendi im ne bote. Nese nje tribune i vene emrin tim…”
Xhorxh Gellci

Javier Zanetti pregatitet te kthehet ne fushe. Kapiteni i Interit nuk eshte dorezuar pas demtimit. Perkundrazi, e ka perdorur si nje mundesi per ta karikuar me shume. Ne emisionin televiziv ‘El Pelotazo’, kapiteni interist ka thene keto fjale:

Demtimi ka qene i rende, por e kam marre mire qe ne fillim sepse demtimet jane pjese e sportit qe praktikoj. Ne jete duhet te jemi pozitive.

E ARDHMJA TEK INTER – “Qe kur kam ardhur, e kam ditur gjithmone qe Interi do te ishte shtepia ime per shkak te dashurise te tifozeve. Ma kane treguar cdo here qe kam zbritur ne fushe. Raporti me presidentin Moratti me ka bere te gjej vendin tim ne bote, dhe ai eshte Interi. Gjate karrieres me kane ardhur oferta te rendesishme, por secili duhet te vendose alternativat ne nje peshore kur jemi para nje zgjedhjeje: per mua mireqenia e familjes dhe qetesia qe dikush mund te kete ne nje klub si Interi kane qene me te rendesishme.”

MAZZARRI – “Kam folur me te. Nuk e njihja personalisht, e njihja vetem si kundershtar. Skuadrat qe ka drejtuar kane marre gjithmone rezultate te shkelqyera, prandaj shpresojme se do perseritet me Interin.”

TRIBUNA ‘JAVIER ZANETTI – “Eshte nje krenari qe tifozet duan te quajne nje tribune me emrin tim. Eshte nje krenari sepse te ben te kuptosh cfare ke ndertuar. Eshte me te vertete dicka shume e bukur qe tregon mirenjohje.”

ARGJENTINA – “Kombetarja do te jete gjithmone pjese e jetes time. Tani mendjen e kam te perqendruar tek rikuperimi. Ka gjithmone nje shprese qe te kthehem te vesh fanellen e Argjentines por i respektoj edhe lojtaret e tanishem, te cilet po luajne shume mire.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.