
Zanetti, ja dhe axhenda e tij si zevendes president
Javier Zanetti do te mbaje postin e zevendes presidentit. Lajmin e ka dhene ne naten e festes presidenti i nderit Massimo Moratti qe gjate javes se kaluar ka folur me Thohir per rolin e ri ne shoqeri te Zanettit. Indoneziani ka dhene driten jeshile: kur te kthehet ne Milano ne fund te muajit do te shpjegoje detyrat ne ngarkim te argjentinasit dhe do te njoftoje terheqjen e fanelles, nje nderim qe i behet vetem kampioneve te medhenj te futbollit (si Maradona, Facchetti, Maldini, Baresi, Baggio dhe Riva).
Qe prej dy muajsh Zanetti ka filluar te studioje gjuhen angleze dhe eshte regjistruar ne nje kurs Ekonomie dhe Menaxhimi ne sport ne Bocconi. Se shpejti do te shkoje ne Malte dhe me pas do te luaje se bashku me Toldo, Cordoba, Pagliuca, Zamorano dhe Djorkaeff ne ndeshjen midis legjendave te Inter dhe Ral Madrid. Ne fillim te kampionatit te ardhshem do te organizohet nje ndeshje per lamtumiren e tij per futbollin e luajtur ne San Siro.