Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,062 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Zanetti: “Mancini qendron. Handanovic? Kush eshte te Interi duhet te jete i lumtur. Banega i rendesishem. Suning…”

Bujar Berishaj

 Me rastin e prezentimit te eventit Bocelli and Zanetti Night, zevendes-presidenti i Interit ka folur per mikrofonat e gazetareve te pranishem duke diskutuar tema te ndryshme:

“Fondacioni yne bashkpunon me shume shoqata ne Milano dhe pjeset e tjera te botes. Duam te transmetojme nje alternative valide dhe edukimi eshte shume i rendesishem. Finalja ne Madrid ishte nje nga momentet me te bukura te karrieres, kemi kurorezuar enderren e te gjitheve. Ne te Interi po vleresojme ate qe mund te jete e mira e klubit. Interisimi i kinezeve eshte serioz, kane ardhur edhe ketu per te bashkpunuar me ne. Kemi gjithashtu shume tifoze ne Kine dhe keshtu mund te afrohemi me ata”.

Pastaj flet per teknikun aktual Mancinin, per ish-trajnerin Mourinho dhe ate qe ne te ardhmen do te ulet me shume mundesi ne stolin zikalter, Simeonen: “Po, do te nisemi me Mancinin per te permiresuar skuadren dhe per te qene protagonist. Mou te United? Si trajner do te bej mire kudo. I uroj sukseset me te medha. Nuk e di nese do te jete Fergusoni i ri, eshte e veshtire te perserisesh suksesin e tij por Mourinho eshte trajner i madh. Ne anen tjeter Simeone ka treguar lidhjen e tij me Interin si tani me fjalet e tij ashtu edhe kur ishte lojtar. Por ai eshte trajner i Atletico Madrid tani kurse Mancini i Interit. Ne te ardhmen gjithcka mund te ndodh. Finalja e Milanos? S’ka favorit, do te jete ndeshje e hapur”.

Nje koment edhe per fjalet e Handanovic, situaten e Banega dhe Icardi: “Une njoh Samirin, eshte nje profesionist. Ka shprehur deshiren per te luajtur ne Champions dhe shpresoj qe mund ta bej me ne. Por mesazhi eshte i qarte: kush eshte me fanellen e Interit duhet te jete i lumtur, sepse ka nje histori te madhe prapa kesaj fanelle. Icardi? Eshte shume i lumtur. Banega eshte nje lojtar i rendesishem, me kualitet e personalitet, ne kulmin e karrieres dhe luan me Argjentinen. Do te bente mire kudo. Banega si Cambiasso? Esteban ka bere gjera te rendesishme te Interi, uroj qe te njejtat t’i bej edhe Banega. Shpresojme qe ai mund ta fitoj Europa Leaguen e trete te tij me neve, do te ishte e rendesishme per grupin tone”.

Flet edhe per merkaton, tratativen me Suning dhe lamtumiren e Militos: “Ne duhet te jemi inteligjent dhe te respektojme FPF duke qendruar ne parametra. Pastaj duhet te kuptojme ke mund te marrim per te perforcuar skuadren. Nga kush do te hiqja dore? Duam te ndertojme skuadren duke u nisur nga nje baze, shpresojme qe te mos jete e nevojitshme te shesim por eshte shume e komplikuar sepse per te respektuar impenjimin duhen sakrifica. Juventus eshte duke bere gjera te rendesishme prej vitesh, ka nje ekip te mire dhe eksperience. Shpresojme t’iu afrohemi. Akordi me Suning? Fakti qe nje grup i rendesishem eshte i interesuar do te thote shume per ne. Ne Kine po investohet shume ne futboll, kemi shume tifoz atje. Mund te qendrojme me afer tyre, do te sherbente edhe per ne qe te rritemi. Kam folur me Militon para ndeshjes, ishte shume i emocionuar. Me ne ka qene fantastik. Eshte kthyer ne Argjentine dhe ka fituar kampionatin, eshte nje nga lojtaret qe do te jete pergjithmone ne zemrat e tifozeve”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.