Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

385 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Zanetti: “Mund ta mposhtim Barcen. Icardi te Real? Nuk kemi nevoj te shesim, Mauro eshte i lumtur tek Inter”.

Zanetti: “Mund ta mposhtim Barcen. Icardi te Real? Nuk kemi nevoj te shesim, Mauro eshte i lumtur tek Inter”.
  • On 06/11/2018, 13:31

Zevendes presidenti zikalter Javier Zanetti ka folur per te perditshmen spanjolle Marca rreth ndeshjes kunder Barcelone-s por edhe per Suning:

“Ne jemi nje klub qe mund te bejme shume. Jemi ne nje moment te mire, sidomos pas ardhjes se drejtuesve kinez. Do vazhojme te permiresohemi. Ishim ne nje moment te veshtire dhe ardhja e Suning ristrukturoi gjithcka. Per te funksionuar gjerat ne fushe, duhet te funksionojne edhe jashte saj”.

OBJEKTIVAT: “Kualifikimi ne Champions League ishte pika e nisjes. Eshte shume e rendesishme te vazhdojme te jemi pjese e ketij kompeticioni, keshtu do mund te rritemi ne te gjitha drejtimet”.

BARCELONA? “Pres nje ndeshje shume te veshtire, jane shume te fort ne cdo repart por ne kemi mundesi per te fituar. Te dyja skuadrat ndodhen ne nje moment te mire. Ndeshjen e shkuar ne nisem mire por Barca shenoi ne momentin e duhur. Messi? Nje kenaqesi per ta pare te luaj por me mire te qendroje ne pankine…e njoh dhe ai ka deshire te luaj”.

ICARDI: “Eshte kapiteni, pika e referimit, i lumtur tek Inter. Nuk di rreth interesimit te Real Madrid, di te them qe ne jemi nje klub qe nuk kemi nevoje te shesim per FPF”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.