Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

699 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Zanetti: “Ndjehem akoma i ri. Interi zgjedhje e madhe, tashme dua…”

Zanetti: “Ndjehem akoma i ri. Interi zgjedhje e madhe, tashme dua…”
Ardis
  • On 24/01/2014, 13:52

41 vjec ne gusht, 19 vjet te gjitha me bluzen e Interit, 145 ndeshje me bluzen e Argjentines. Ne mikrofonat e sitit zyrtar te FIFA-s, Javier Zanetti zbulon kujtime, pershtypje dhe ide per te ardhmen e afert.

Mbas kaq shume vitesh tek Interi, nje pjese e jotja eshte bere italiane?
“Mendoj se po. Kur jeton per shume kohe ne te njejtin qytet, duke luajtur per te njejten skuader, ne fund fare mund te identifikohesh me te gjitha. Klubi me ka akomoduar qe ne diten e pare qe kam ardhur, dhe me ka bere te ndihem si ne shtepi. Nuk harroj se nga jam, por tashme nje pjese e imja eshte bere italiane”.

Sa here shkon ne Buenos Aires?
“Kaloj aty nje pjese te pushimeve, dhe kthehem per te vizituar miqte dhe familjen. Punoj edhe per Fondacionin Pupi”.

Miqte e tu dhe prinderit te kerkojne qe te qendrosh ne Buenos Aires?
“Jo, ata e dine qe une dhe familja ime jemi shume mire ne Milano. E dine se cfare perfaqeson klubi per ne dhe jane te lumtur”.

Bashkepatriotet tek Interi, a jane bere shoket tuaj me te ngushte?
“Po, por nuk jane te vetmit. Per shembull, Ivan Zamorano, qe eshte kilien, eshte kumbari i goces sime. Ivan Cordoba, kolumbian, eshte kumbari i djalit tim me te vogel, dhe nje mik i dashur italian eshte kumbar i djalit tim me te madh. Nuk kam limite”.

Cfare kane te perbashket italianet dhe argjentinasit?
“Nuk ka dyshime qe jemi shume te ngjashem; ne te kaluaren italianet emigronin ne Argjentine, dhe tashme shume argjentinas, si futbolliste, jane ne Itali. Kerkojme qe te mbajme identitetin tone”.

Cfare mban mend nga transferimi prej Banfield tek Interi?
“Ishte nje sfide e rendesishme per mua. Isha 21 vjec dhe shume gjera per te zbuluar dhe mesuar. Te vija ne nje qytet si Milano ishte nje sfide e bukur. Eksperiencat qe kam pasur me kane ndihmuar qe te rritem, ne aspektin e karrieres dhe te jetes private. Klubi me ka qendruar perhere prane dhe une kam qene nje ndihme e madhe. Me kalimin e kohes mund te them qe ka qene per mua zgjedhja me e mire. Kane kaluar 20 vite, dhe kane qene shume intensive. Jam krenar qe jam pjese e nje klubi fantastik si Interi, qe me ka dhene gjithcka”.

Marredhenia jote me Interin eshte dashuri e perjetshme?
“Sigurisht, keto jane ndjenjat e mia ndaj shoqerise, familjes Moratti dhe te gjithe tifozeve. Ka qene dashuri me shikim te pare, qe eshte rritur me kalimin e diteve, muajve, te viteve. Respekti i treguar ndaj meje eshte i pabesueshem”.

Me 9 nentor je kthyer ne fushe kunder Livornos mbas nje mungese prej 6 muaj per shkak te demtimit te rende ne tendinen e Akilit. Mirepritja e tifozeve ishte e mrekullueshme, si ishte ajo mbremje?
“Unike, zemra ime rrihte shume fort dhe me eshte rrenqethur mishi mbas brohoritje te shumta. Tifozet tone me kane bere nje dhurate te mrekullueshme dhe do ti jem mirenjohes atyre per kete. Kur u demtova e vetmja deshire ishte te luaja te pakten nje ndeshje me shume perpara tifozeve ne stadiumin tim. Dhe ja kam arritur fale punes se veshtire dhe mbeshtetjes te papershkrueshme”.

Tifozet ne cdo stadium, edhe jo interiste, te duartrokasin perhere. Nje sinjal i respektit dhe mirenjohjes madheshtore.
“Kjo me ben krenar, futbolli eshte nje sport i mrekullueshem qe afron njerezit edhe pavaresisht rivalitetit. Per nje futbollist nuk ka gje me te nderuar se te fitosh respektin e tifozeve, edhe te atyre qe zemra i rreh per nje skuader tjeter”.

E shikon dashurine tende me Interin te vazhdoje akoma edhe per shume?
“Do doja qe te qendroja ne kete familje pergjithmone, edhe mbasi te largohem si futbollist. Nje gje eshte e qarte: dua te jem ne sherbim te klubit”.

Por nuk ndjeheni i vjeter? Kushdo qe ju shikon nuk mendon asnjehere qe nje lojtar mund te luftoje si ty ne moshen 41 vjecare…
“Une ndihem akoma i ri. Eshte dicka qe gjithkush duhet ta vleresoje brenda tij. Pavaresisht moshes sime, gjithcka varet sesi e menaxhon: nese je i lumtur me ate qe je, atehere eshte me e lehte te japesh maksimumin”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.