Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,160 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Zanetti: “Ne Kiev lindi Tripleta. Ju shpjegoj sesi Mourinho na bindi ne dhe Morattin. Europa League mund te na jape prestigj”

Zanetti: “Ne Kiev lindi Tripleta. Ju shpjegoj sesi Mourinho na bindi ne dhe Morattin. Europa League mund te na jape prestigj”
Ardi Deda

Nga Kievi ne Kiev. Nga fasha e kapitenit ne veshjen prej borgjezi. Kane ndryshuar shume gjera ne 5 vjet per Javier Zanetti, i cili tani perfaqeson me krenari rolin e zevendespresidentit, por ne 2009 ishte ne fushe, si gjithmone me fashen ne krah, ne ate kthim te bujshem te rezultatit kunder Dinamos se Shevchenko: “Perpara ndeshjes, José ka ngjitur ne murin e dhomes se zhveshjes klasifikimin e grupit pa patur nevoje te na thote asgje: mjaftonte ta shihnim, per tu bindur qe ishim thuajse jashte dhe se ajo ishte ndeshja e jetes”, keshtu fillon te tregoje Pupi ne intervisten per Tuttosport. Ishte nje mbremje e ftohte ne fillim te nentorit, kur u vu tulla e pare ne ndertimin e asaj strukture te bukur qe ishte Tripleta. Por gjerat nuk po shkonin mire ne 45 minutat e para: “Ne pjesen e pare, nuk po funksiononte asgje dhe po lodheshim shume – kujton ish kapiteni interist – dhe Mourinho, pa humbur kohe na tha ‘Jemi jashte: tani rrezikoj gjithcka per gjithcka’. Hoqi Cambiasso dhe Chivu per te vene Thiago Motta dhe Balotelli dhe me pas 10 minuta nga fundi, futi Muntarin ne vend te Samuel dhe me tha te beja mbrojtesin qendror, duke pare qe ne fushe kishte mbetur nje mbrojtes i vetem, Lucio”. Pjesa tjeter eshte histori, nje ndeshje e kthyer ne harkun e gjashte minutave nga fundi me barazimin e Milito dhe, perpara gongut, me golin e Shneijder qe madje katapultoi Interin ne vendin e pare ne gurp, te cilin me pas e perfundoi pas Barcelones: “Nuk e di nese Moratti do te kishte shkarkuar Mourinhon nese nuk do te kishim kaluar grupin – shton Zanetti – por ate nate u beme te vetedijshem qe asgje nuk do te ishte e pamundur per ate Inter. Por, qe ne sezonin parardhes, ishte dhene nje shkendije  pas eleminimit ne Old Trafford kur Mourinho shkoi tek Moratti dhe i tha: “E pate, qendrimi ka ndryshuar: me jepni futbollistet e duhur dhe do te fitoni edhe ne Evrope”. Dhe keshtu u be. Por, pa ate permbysje ne Kiev nuk do te kishte patur te ardhme dhe, pervec Championsit, do te kishim humbur dhe prestigjin”.

Europa League – “Europa League mund te na jape prestigj dhe eshte hapi i pare per tu kthyer te fitojne ne Itali dhe ne Evrope. Historia e Tripletes u tregon ketyre djemve sesi fitoret e medha ndertohen nder vite dhe qe, nese arrihet te krijohet nje grup i madh, cdo rezultat eshte i arritshem”. Pikerisht keshtu, sepse, permbyll zevendespresidenti zikalter: “Ai e Tripletes ishte nje grup i bashkuar edhe pse dikush u perpoq qe te dukej se nuk ishte keshtu. Ndaj atyre qe kane fituar gjithcka dhe ndaj te ashtuquajturve “senatore” duhet respekt per ate qe kane bere”.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.