Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | February 25, 2020

Scroll to top

Top

465 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Zanetti: “Ne Torino jo mire, por eshte vetem fillimi”

Zanetti: “Ne Torino jo mire, por eshte vetem fillimi”
Ardi Deda

Ne perfundim te Ndeshjes se Paqes ne Rome, Javier Zanetti, zevendes president i Interit, flet per gazetaret e pranishem duke zbuluar ndjesite e tij per mbremjen e rendesishme: “Jam shume i lumtur per gjithe ate qe kemi pare; Papa Francesco na ka transmetuar deshiren per te sjelle paqe ne bote, sidomos ne momente si keto ku jane duke vazhduar shume luftera. Shpresojme te jete nje pikenisje”.

Per fondacionin tend eshte nje pikenisje kjo?

“Une jam shume i lumtur per fondacionin tim, nuk mendoja se do ia dilja te krijoja nje event si ky. Dua te felenderoj te gjithe ata qe kane bere te pamunduren; ne kemi qene protagoniste brenda ne fushe, por mund t’ju garantoj qe edhe ata qe kane punuar jashte kane bere nje sforco te pabesueshme”.

Te flasim per gjera ndoshta me pak serioze, cfare Inter keni pare ne Torino?

Ka qene nje ndeshje e nderlikuar. Sigurisht nuk kemi luajtur nje ndeshje te mire por jemi vetem ne fillim. Kam besim, duhet te punojme sepse e di qe mund te jemi protagoniste”.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.