
Zanetti: “Nesër kundër Wolfsburgut mjafton ta mbarojmë 1-0 pjesën e parë. Më kujtohet Strasburgu…”
Interi e di sesi bëhet. Ka aq shumë përmbysje evropiane të shkaktuara nga zikaltërit, që nesër i thërret edhe një detyrë tjetër: përmbysja e rezultatit 1-3 në favor të Wolfsburgut në mënyrë që të kualifikohen në një të katërtën e finales së Europa League. “Për ta bërë “Përmbysjen e madhe” duhet të besojmë të gjithë, pastaj duhet të jemi të koncetruar, agresiv dhe ta luajmë cdo top në atë mënyrë që ta bëjmë kundërshtarin të kuptojë se kush jemi dhe ku duam të shkojmë. Pastaj mjafton një aksion: nëse shënon i pari, do të jetë një ndeshje tjetër dhe kundër Wolfsburgut mjafton të arrijmë në intervalin 1-0 që t’i fusim në dyshim gjermanët”. Kështu flet Javier Zanetti, i cili ishte protagonist në një nga netët më të bukuara në fushën evropiane të klubit. Ishte 9 dhjetor 1997 dhe Interi e përmbysi rezultatin 0-2 ne favor të Strasburgut me një rezultat 3-0 në Meazza. Te goli do të arrinin Ronaldo, vetë Zanetti dhe Simeone. “Në Strasburg ishte një ndeshje e ekuilibruar, por, nuk ishte gjithcka në ekuilibër për të dy skuadrat, ata kishin shënuar dy gola. Në San Siro ishte një histori krejt tjetër, stadiumi ishte pothuajse i mbushur dhe vetëm duke hyrë në fushë e ndjeje aromën e “përmbysjes së madhe”. Në këto ndeshje duhet të jesh pothuajse i përsosur dhe duhet të rrezikosh, duhet t’i fusësh frikën kundërshtarëve, në kupë mund të ndodhë gjithcka”. Interi e përfundoi sezonin 97-98 me fitoren e Kupës Uefa, me një fitore në finalen e Parisit kundër Lazios. Kush e di…