Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

3,107 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Zanetti: “Pak nga pak, Evropa po afrohet”.

Zanetti: “Pak nga pak, Evropa po afrohet”.
Rinor Sopaj

“Pak nga pak, Interi po afrohet me Evropën”. Javier Zanetti beson në ngritjen e skuadrës zikaltër në pjesën e epërme të klasifikimit, pas fitores 1-4 në Bergamo kundër Atalantas. Zëvendës presidenti interist ka qenë mysafir në ‘Le club du dimanche’, ku është ndalur të flasë për transmetuesin francez Bein Sports dhe është kthyer të flasë për të kaluarën me Mourinhon (“Bën gjithcka vetëm që të funksionoj kolektivi”), dhe refuzimin që i bëri Realit të Madridit në vitin 2001:

“Ishte pothuajse e kryer. Në Inter po përjetonim një periudhë me të vërtet të vështirë, por dëshira ime për të qëndruar dhe fituar me këtë fanelë ishte më e madhe. Gjithashtu, fakti se familja ime e ndjente veten mjaft mirë në Milano. Kjo ishte arsyeja që u prishën ekuilibrat”.

Jo vetëm, Mou. Por trajneri më i mirë në karrierën e tij është gjithashtu edhe “Marcelo Bielsa“, trajneri i kombëtares Argjentinase në botërorin e vitit 2002. Ai gjithashtu ka treguar se cila është njëmbëdhjetëshja ideale sipas tij, Pupi formoi një rreshtim 4-3-3 i mbushur me legjenda. Pesë nga të cilët i ka pasur edhe bashkëlojtarë tek Inter:

Peruzzi, Cafu, Ayala, Samuel, Maldini, Vieira, Xavi, Giggs, Baggio, Ronaldo dhe Messi”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.