Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

801 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Zanetti: “Pasioni im per makinat, kuzhinen, muziken. Ju tregoj gjithcka…”

Zanetti: “Pasioni im per makinat, kuzhinen, muziken. Ju tregoj gjithcka…”
Xhorxh Gellci

Interviste e gjate e kapitenit Javier Zanetti ne numrin e sotem te revistes “AM”, ne pritje te rifutjes te tij ne fushe pas demtimit. Nje profil i jetes private te kampionit argjentinas, pasionet e tij, makinat qe preferon dhe endrra e tij ne sirtar: te shkoje ne Sanremo ne krah te kengetareve te vertete. inter.al ja u sjell si gjithmone te plote te gjithen ne shqip.

MAKINAT – Makina e endrrave te mia qe femije ishte Aston Martin. Ne nje makine shikoj pjesen e brendshme. Duhet te jete e gjitha e pajisur me shume funksione. Ngrohesi i sediljeve nuk duhet te mungoje. Preferoj me shume stilin sportiv dhe tani me familjen them SUV, por disa vite me pare do te preferoja nje makine me te vogel. Nje makine qe me ngjan mua? Hmm, le te themi me shume se nje makine…nje traktor! Makina ime e pare ka qene nje Fiat 147. Ishte viti 1993 dhe nuk dija te drejtoja nje makine. Me rrogen e pare bleva nje Suzuki Vitara, te bardhe dhe shume te bukur. Ishte viti 1994 dhe na pelqente shume edhe mua edhe Paula-s. Por Zanetti futbollist eshte me i mire se Zanetti shofer. Jam nje shofer i mire? Po, drejtoj i sigurt, me performance dhe gjithcka. Jam nje shofer i shkelqyer!

Ne garazhin tim ka nje Fiat 500, nje Porsche Cayenna qe e perdor gjithmone Paula, dhe nje fuoristrade Mercedes Klasi G. Opsioni i brendshem me i preferuar? Pervec sediljeve me ngrohje do te thoja televizioni per femijet. Ndersa udhetojme, ata shikojne nje film te animuar dhe qendrojne te qete. Une mund te perqendrohem tek drejtimi i makines, qe eshte nje nga pasionet e mia. Perdor shume shpesh GPS, eshte shpikja me e mire qe mund te jete. Tek Interi, i fiksuari tjeter pas makinave eshte Silvestre, i pelqejne jashtezakonisht shume. Kam marre ndonje shok ti bej xhiro me makine? Po, Obin. Ka nje Chevrolet model amerikan qe me ben te qesh sa here e shikoj sepse eshte me te vertet jashte mode. Duket nje makine e koheve te vjetra. Ndersa me i keqi ne timon eshte Taribo West. Nje i cmendur ne makine, ashtu sic eshte edhe ne jeten e vertete… jo vetem ne makine. Ndersa makinat jashte serie te Balotellit me pelqenin shume. Mes te tjerave kishte nje Ferrari te zeze shume te bukur.

Gjithmone i kam dhene makinat edhe bashkeshortes. Eshte shume e zonja. Nuk mundem te mos i besoj dhe ne timon eshte me mire se ne kuzhine. Kuzhina eshte nje nga pjeset e shtepise qe nuk e njeh, ndersa i pelqen shume qe te ngase makinen.

Mua me pelqen shume Formula 1 dhe Moto GP. Gjithmone kur mundem, i ndjek. Motorrat me japin frike, dhe sinqerisht preferoj makinat. Eshte e rendesishme pamja? Me pelqen te jem komod, jo te dukem. Fabio Galante kujdesej shume per pamjen

KUZHINA – Cfare nuk heq dore asnjehere ne tavoline? Buken dhe asado (mish argjentinas). Si ka lindur ideja per dy restorantet e mia? Restorantin ‘Gaucho’ e kam hapur per te patur nje pike takimi me shoket e mi argjentinas. Tani kane kaluar 10 vjet qe kur eshte inaguruar dhe aty jam si ne familjen time, me duket sikur kthehem ne vendin tim te origjines, ne traditat tona. Ndersa ‘Botinero’, ka qene nje ide e mikut tim te ngushte Federico Enrichetti dhe gjendet ne qender te Milanos, ne nje vend shume te bukur. Federico ka perfshire edhe mua me Cucchu-n (Cambiasso): ka dale nje restorant per sportive ku ka rreth 100 objekte unike, kepuce futbollistesh, sic kuptohet edhe nga emri i restorantit (Botinero do te thote vendi ku mbahen kepucet).

PASIONET – Kam nje pasion shume te madh per kanton. Kam qene i ftuar ne Sanremo para disa vitesh, por shpresoj qe te kthehem si protagonist. Raporti me teknologjine? Ne krahasim me me pare, eshte permiresuar shume. Ne te shkuaren nuk u jepja rendesi ketyre gjerave, ndersa tani jam me shume i interesuar. Bota e Apple me ka revolucionuar jeten. Ndjek shume internetin fale iPhone-t tim. Lexoj emailet dhe degjoj muzike. Nuk kam as Facebook, as Twitter dhe as Instagram. Pas Papa Francesco do me pelqente te takoja Michael Jordan.

Pushimet e mia? Une votoj per pushime ne det, dhe cdo vend eshte si ne parajse. Ato qe me kane pelqyer me shume kane qene ne Polinezi ne 2003 me Paula dhe ato ne Korsike me te gjithe familjen. Gjithashtu edhe Crociera Zikalter me eshte dukur fantastike. Si une, ashtu edhe familja ime jemi argetuar pa mase. Ka qene shume bukur te ishim te rrethuar nga dashuria e tifozeve dhe gjithashtu femijet jane argetuar shume, kishte shume aktivitete.

Ora qe nuk mund ti rezistoj? IWC. Nese nuk do te isha futbollist? Do te isha nje kengetar pa dyshim. Eshte pasioni im dhe jam i lumtur qe edhe femijeve te mi u pelqen te kendojne.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.