Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

773 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Zanetti: “Sa keq kjo Argjentine! Icardi? Meritonte te grumbullohej. Perisic? Eshte njeri prej atyre qe…”

Zanetti: “Sa keq kjo Argjentine! Icardi? Meritonte te grumbullohej. Perisic? Eshte njeri prej atyre qe…”
Bujar Berishaj

Komente jo te mira nga ana e Javier Zanettit pas barazimit te Argjentines me Islanden.

“Te themi qe Argjentina nuk eshte e lumtur sepse askush nuk e priste kete ndeshje, sidomos per paraqitjen dhe pavaresisht penalltise se Lionel Messi”, jane fjalet me te cilat debuton Pupi.

“Kam pare nje skuader te fikur, pa ide dhe pa shpirt. Kjo me shqeteson per ndeshjet e ardhshme, ne mbrojtje i vetmi me vazhdimesi eshte Otamendi, kurse Tagliafico ishte ne ndeshjen e tij te dyte mbase. Skuadra ishte e ngadalte dhe e parashikueshme”, ishin deklaratat e Zanettit.

Sa i perket krahasimit te Lionel Messi me Diego Maradona ai ka thene: “Pse duhet bere? Per mua Maradona ishte me i miri ne epoken e tij, Messi eshte ne epoken e tij. Nuk ka nevoje per Boterorin per te qene lojtari me i forte i Argjentines”.

Zanetti pastaj ka folur edhe per Icardin dhe mos grumbullimin e tij: “Meritonte te grumbullohej por Sampaoli ka bere zgjedhje tjera duke marre Higuain e Dybala, megjithate jane zgjedhje qe duhen respektuar”.

Ne fund zv. presidenti i Interit ka komentuar edhe rreth ndeshjes se Ivan Perisic me Nigerine duke theksuar kualitetet e tij qe ka treguar edhe me Interin:

“Ne fillim ka qene vendimtar, pastaj ka pasur nje renie ashtu si e gjithe skuadra, por ne fund eshte zgjuar serish. Sonte ka bere nje ndeshje te shkelqyer, eshte nje prej atyre lojtareve qe ben diferencen”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.