Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

560 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Zanetti: “Sot dhe pergjithmone, tifoze, faleminderit qe ekzistoni…”

Zanetti: “Sot dhe pergjithmone, tifoze, faleminderit qe ekzistoni…”
Xhorxh Gellci

Ne lidhje nga Argjentina, kapiteteni flet ekskluzivisht per Inter Channel: “Pinzolo me mungon shume, por po rekuperohem duke ndjekur programin e doktor Combi dhe tendina po pergjigjet shume mire.

APPIANO GENTILE – Ne lidhje e gjitha speciale ajo qe Inter Channel realizon per te gjithe te abonuarit ne edicionin e sotem te lajmeve. Ne telefon, nga Argjentina, eshte Javier Zanetti.

Kapiten sa eshte e cuditshme te mos jesh ne Pinzolo?

“Eshte pak, me mungon shume por gjithcka shkon mire. Po rikuperohem nga ky demtim ne vendin tim dhe shpresojme te rishihemi sa me shpejt.”

Kemi pare nje trainer qe e ka punen si rregullin e pare, do te jeni mire se bashku…

“Po, sepse ishte ajo cka kishim nevoje, per shume pune dhe per te ditur qe ne kete sezon duhet te kthehemi te jemi protagoniste. Shpresojme t’ja dalim.”

Sa te mundon fakti qe gjate pushimeve verore te besh ate qe ben gjithmone, te stervitesh?

“Po ndjek nje program qe me ka dhene doktor Combi dhe fizioterapisti Andrea Galli. Shikoj qe tendina pergjigjet shume mire dhe vazhdojme keshtu.”

Ka shume skuadra qe jane forcuar, do te jete nje kampionat i bukur dhe i veshtire ky qe po vjen.

“Do te jete shume i ekuilibruar, sic ka qene gjithmone kampionati italian. Shpresojme te bejme nje sezon te bukur dhe te arrijme ne muajin prill duke luftuar per Scudetton.:

Nje mesazh per te gjithe tifozet?

“Per ta mund te them vetem fjale falenderuese. Kam pare qe jane shume ne Pinzolo per te na mbeshtetur dhe kjo tregon qe kane besim tek ne. Interi nuk do te kishte kuptim pa tifozet, prandaj dua ti falenderoj te gjithe qe jane gjithmone prane nesh.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.