Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

111 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Zanetti: “Une, Inter dhe Capiten Amerika. Kthehem shpejt dhe tifozeve u them…”

Zanetti: “Une, Inter dhe Capiten Amerika. Kthehem shpejt dhe tifozeve u them…”
Xhorxh Gellci

Kapiteni i Interi Javier Zanetti, eshte intervistuar nga Gabriella Greison per Vanity Fair me rastin e prezantimit te nje loje sociale, oFootball, ai ka prekur tema te ndryshme te jetes dhe intervista eshte fantastike 

 E keni te plote ketu me poshte

RIKTHIMI NE FUSHE – Nuk eshte akoma momenti i duhur per te menduar a do te behem tranjer apo jo, ne jeten reale flas. Ne gusht do te mbush 40 vjec, por dua te thyej cdo rekord te moshes ne fushe. Dua te qetesoj tifozet e Interit te cilet pyesin a e kam hequr allcine, dhe dua ti them qe me mungon vetem nje jave qe ta heq edhe ate. Dhe dua te rikthehem ne fushe ne kohe per sezonin e ri. Jam nje luftetar dhe kur ke kete shpirt luftetari brenda nuk ka demtim qe te ndalon: Ka gjera me te keqija ne jete. Nderkohe po bej nje kurs anglishteje ne internet. Rrjetet sociale nuk i perdor: Jam nje njeri nga nje kohe tjeter.

BABAI – Eshte nje figure e mrekullueshme, perfaqson dicka qe shkon pertej rolit te tij. Eshte mbi te gjitha nje njeri me zemer te madhe, eshte kjo qe e ben te afrohet me njerezit. Pastaj ai ka fjale per cdo gje qe shikon, dhe nje sens humori qe nuk i mungon kurre: Nje dite pa nje djalosh me bluzen e Boca Juniors ne rruge dhe i tregoi ‘tre gishtat’ per ti kujtuar 3 golat qe San Lorenzo e tij i kishte bere Bocas perpara disa ditesh ne ndeshjen e fundit. Ai eshte dicka e jashtezakonshme. Futbolli sherben edhe per kete, per te komunikuar me te gjithe, tamam me te gjithe.

RACIZMI DHE VLERAT – Me futbollin mund te shkosh tek secili dhe keshtu me futbollin mund te leshosh mesazhe te rendesishme. Per tu rritur ose per te ndryshuar gjerat qe nuk shkojne mire ne shoqerine tone, eshte e nevojshme qe te kesh qellime te mira. Kur futbolli eshte nje mjet per te percuar ide te mira duhet ta perdorim, sepse futbolli shkon njesoj si tek nje djalosh rruge si tek nje mjek. Futbolli ka nje fuqi te pafundeme qe asnje sport nuk e ka. Jam shume i hipnotizuar nga femrat qe ndjekin futboll: Kane nje kapacitet qe te tregojne gjerat pozitive qe meshkujt nuk e kane. Ndonjere me ndalojne ne rruge femra te cilat e perdorin futbollin si metafore te jetes: Ja, ne Itali e kam mesuar edhe kete gje. Ka femije qe enderrojne te behen futbolliste, dhe ne luajme futboll edhe per ata.

SUPERHERO – Une mendoj qe para se gjithash per femijet dhe eshte nje privilegj qe jetoj cdo dite duke bere kete profesion. Mundohem gjithmone tu transmetoj fatin tim. Me sinjale te vogla, mund te ndryshosh boten. Fondacioni im Pupi, ndihmon shume femije. Superheroi im qe i vogel ka qene Kapiten Amerika, dhe gjithmone kam dashur te kem fuqine qe ka ai. Tani, qe ndoshta i kam nga pak, superheronjte e mi jane personat e thjeshte, qe jetojne me veshtiresi ditet per shkak te krizes, qe mezi arrijne ne fund te muajit. Ka njerez qe me ndalojne dhe me bejne llogarite e portofoleve te tyre dhe do me pelqente tu jepja nje dore te gjitheve. Por pastaj kuptoj qe jane ata aty lart, qe na qeverisin, qe duhet ta bejne…

DHOMAT E ZHVESHJES – Une jam pjese e shoqerise, lexoj gazetat dhe flas per krizen me shoket e mi. Jane ata qe perceptojne me shume dhe ata qe kuptojne me pak. Me Cordoban kemi nje shkembim opinionesh te vazhdueshem mbi politiken italiane, mbi ate qe shikohet ne gazeta. Jemi ne nje pike kthese dhe ata qe na qeverisin duhet te na leshojne mesazhe te forta, te kene ide per te dale nga tuneli. Si nje trainer i madh, qe duke studiuar kupton cilat jane levizjet e duhura per te bere ne fushe.

FAMILJA – Kam pare ne kinema “Seven Pounds” me Will Smith. Libri i fundit , Fabio Volo. CD i fundit i blere, ai i Eros Ramazzotti. Por gjeja me e rendesishme eshte te jemi nje familje, gjithcka ketu: ne nje shoqeri si e jona, ku vlerat mund te humben shume lehte, ne qendrojme te bashkuar dore per dore dhe kjo eshte forca jone. Familja eshte berthama nga ku nis gjithcka, qe aty duhet te linde ndjenja e forte dhe vlerat e mira. Sa per te thene, dje kemi shkuar per pazar une dhe Paola, dhe kam blere nje kukull per vajzen dhe nje top per Ignacion. Me ate qe bleva dje, i kemi rreth 100 topa ne shpi: te gjithe ecim duke gjuajtur gjithmone te pakten njerin.

ITALIA – Tani eshte momenti qe te dalin siper ata persona qe kan principe te larta, ata qe nuk kane folur der tani, ata qe jane optimiste dhe kane deshire ta ndryshojne shoqerine. Sepse une, ose ne futbollistet, jemi pjese e shoqerise, dhe me ju duam ta ndryshojme, per mire. Na thoni cfare duhet te bejme, jemi ketu!

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.