Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

645 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Zanetti: “Une jam me mire. Mazzarri? Perfekt per Interin. Kete vit…”

Zanetti: “Une jam me mire. Mazzarri? Perfekt per Interin. Kete vit…”
Andi Prifti

NEW YORK – Nje Javier Zanetti  duke buzeqeshur e i disponueshem ai qe ka gjetur Interi ne USA. Kapiteni i Interit ka dhene nje interviste per mikrofonat e shtypit italian gjate nje eventi te organizuar nga Brook Brothers ne Manhattan. Ja deklaratat e tij:

Si e shikoni Interin vitin e ardhshem, mendoni qe skuadra mund te konkurroje me nivele te larta dhe te luftoje per nje vend ne Champions? A keni besim?

Natyrisht qe kam besim, po punojme mire dhe kam pare qe djemte po pergatiten shume mire. Duam te kthehemi protagoniste dhe pas sezonit te kaluar kemi te gjithe deshire per te ndryshuar.

Cila eshte gjendja juaj? Si ndiheni pas demtimit?

Jam me mire, po vazhdoj rekuperimin dhe do te kthehem sapo ta ndjej veten ne 100%.

Si po shkon me Mazzarrin?

Po shkon mire: ai eshte nje trajner shume i pergatitur me ide shume te qarta. I gjithe ekipi deshiron qe te shkoje perpara me te.

Por si temperament ai eshte pak…i nxehte!

Mendoj qe per nje skuader te madhe duhet nje trajner me personalitet te madh, me temperament te mire dhe besoj se Mazzarri eshte i tille.

Te flasim per kalendarin: fillimi i kampionatit eshte paksa i ashper…

Po, eshte e vertete, eshte pak i veshtire. Por mendoj qe jemi bere gati per kete fillim kampionati dhe per ndeshjet ne vijim. E rendesishme eshte ta fillojme me kembe te mbare.

Scudetto eshte nje objektiv?

Objektivi eshte te kthehemi protagoniste dhe ndodhta nga mesi i prillit te shohim nese do te jemi ne gare apo jo.

Çfare karriere sheh perpara teje? 

Kete nuk e di: tani gjeja me e rendesishme eshte te rekuperohem dhe te jem i dobishem. Ne fund te sezonit do te shoh nese do mund te vazhdoj… nese jo do duhet te terhiqem.

Per disa dite do te mbushni 40 vjeç. Çfare urimi doni te merrni?

Te vazhdoj te jem i lumtur, ashtu siç kam qene ne keto 40 vite.

Mbase e keni pasur nje objektiv qe moshen 40-vjeçare ta arrini me Interin…

Per mua ka qene nje enderr ta vesh kete bluze per kaq vite: praktikisht gjysmen e jetes sime e kam kaluar ne Itali dhe ndihem pak Italian dhe interist. Te shohim…shpresoj t’ja dal.

Jeni gati per rolin e dirigjentit?

Shpresoj qe jo, Por po, duhet te jem gati per kete gje. Mbi te gjithe duhet te jem i dobishem ashtu siç kam qene ne fushe.

Nese nuk doni ta perfundoni karrieren me Interin mund te keni nje eksperience jashte shtetit, ne USA per shembull…

Jo, jo… e kam thene qe dua ta mbyll karrieren tek Interi, me kete bluze; do te me pelqente te vazhdoja te punoje ne kete shoqeri.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.