Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

663 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Zanetti: “Une zevendes president, nje pergjegjesi e madhe. Do te bej ambasadorin per Thohir, dhe nder te tjera…”

Zanetti: “Une zevendes president, nje pergjegjesi e madhe. Do te bej ambasadorin per Thohir, dhe nder te tjera…”
Ardi Deda

“Do te jete nje pergjegjesi e madhe”. Keshtu Javier Zanetti pershkruan rolin e tij te ri si zevendes president i Interit. I intervistuar ne vendlindjen e tij, ish kapiteni zikalter ka folur per kete detyre te re, pas 20 vitesh te nje karriere te nderuar interiste si futbollist: “Eshte nje karriere e re qe e kam pranuar me entuziazem. Di qe per mua tani do te filloje nje faze ku do te ndryshoje gjithcka, por shpresoj te jem i dobishem jashte fushe ashtu sic kam qene ne fushe”.

Por me cfare do te mereni, saktesisht? “Nga njera ane, presidenti i ri i Interit Erick Thohir kerkon te perhape marken Inter ne tregje te tjera si Indonezia, Japoni, Kine, Australi… Ketu une do te ndihmoj ne cilesine e ambasadorit. Por ne te njejten kohe do te perpiqem ti qendroj afer skuadres, mbi te gjitha do te perpiqem ti shpjegoj te rinjve se cfare do te thote te veshesh fanellen zikalter”. Nje detyre e re qe megjithate vjen ne nje kohe ku futbolli italian nuk po perjeton dite te mira: “Eshte e vertete, situata ka ndryshuar shume sepse sot nuk qarkullojne te njejtat shifra te se kaluares. Vijne akoma futbolliste te medhenj, por jo me shume se pese-gjashte. Per kete, ne Itali po synohet shume tek te rinjte. Eshte nje sfide e madhe: te ndertosh nje skuader kompetitive por me llogarite ne rregull”.

Me pas diskutohet edhe per Boterorin qe Argjentina e ka mbyllur ne vendin e dyte: “Kjo Kombetare me ka krenuar shume, jam ndjere i perfaqesuar. Por per fat te keq ne finale na ka munguar fati qe ne raste te tilla na nevojitet. E ardhmja? Jane duke mberritur lojtare shume te mire, dhe duhen pare edhe te rinjte qe po zhvillohen. Gjeja e mire eshte se tashme e kemi nje baze, nuk duhet te fillohet nga zero”.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.