
Zanetti viziton InterWall dhe deklaron: “Historia nuk mbulohet dot me boje. Ata nuk jane tifoze, por…”
Me rastin e prezantimit te Interwall, muralit ne Via Borsieri ne Milani i dedikuar klubit zikalter per historine 110 vjecare te saj, Javier Zanetti ka folur sot ne mikrofonat e Premium Sport.
Legjenda e Interit ka denuar rende veprimet e tifozeve te milanit qe e kane vandalizuar kete objekt te bukur.
Ja fjalet e zv. Presidentit te Interit sot:
“Ky murales do te mbetet gjithmone nje veper shume e bukur.”
“Mbi te eshte bere nje veper vandale nga persona qe nuk mund ti quaj dot tifoz.”
“Mbetet nje morales i mrekullueshem ku brenda eshte ADN e Interit gje kjo qe eshte me e rendesishme se te tjerat.”
“Historia nuk fshihet dot me boje…” – ka theksuar Javier.
Por Zanetti ka folur edhe per objektivin sezonal te Interit, Champions.
Kapiteni legjendar vazhdon:
“Champions? Ka shume iniciativa keto dite per te kujtuar historine e lavdishme te ketij klubi qe ka pasur gjithmone kampione ne te kaluaren por edhe tani. I vetmi mendim i yni eshte te perfundojme kampionatin mire dhe te kapim objektivin Champions.”