Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

257 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Zanetti zbulon gjithcka: “Ja cfare ndodhi me Messin dhe Interin dy vera me pare. E verteta eshte se neve…”

Zanetti zbulon gjithcka: “Ja cfare ndodhi me Messin dhe Interin dy vera me pare. E verteta eshte se neve…”
Inter Club Staff

Javier Zanetti ka qene protagonist ne nje interviste te gjate per ESPN. Ai ka folur edhe per Julian Alvarez por edhe per Messi dhe zerat ne te kaluaren qe e kane pare afer Interit.

Javier, a ka ndonje lojtar argjentinas qe e shikon mire per kete Inter?

“Te them tani nje emer, do te thote qe neser ne Itali… E dini ju. Drejtori yne sportiv eshte ne Argjentine per te pare disa lojtare, ben pjese ne strategjine tone qe te shohim lojtare ne Argjentine, Brazil, Uruguay.”

“Shume te rinj jane interesant. Flitet shume per Julian Alvarez. Por ne Argjentine ka shume material te pare dhe ne nuk duhet ti humbasim.”

“Kujtoj kur bleme Lautaron. Nese merr nje lojtar te ri duhet te kesh nje vizion te qarte se si do te jete ai ne skuadren tende pas kater apo pese sezonesh.”

“E verteta eshte se ne jemi shume te lumtur me te sepse kur ka ardhur rritja e tij ka qene shume e mire me klubin tone.”

“Me Lautaron jemi teper te kenaqur dhe ai eshte e tashmja dhe e ardhmja e Interit.”

Konkretisht, sa afer ka qene Messi me Interin?

“Une jam shume i lumtur me Leon dhe e kam takuar pak kohe me pare. Meriton cdo gje nga zemra. E verteta eshte kjo, qe kur ka qene mundesia per ta marre ate, pandemia ishte ne mes dhe i kishte bere gjerat e pamundura per neve.”

“Dy vera me pare eshe folur perseri per te te Interi? Mendoj se kane  qene vetem spekulime. Nuk ka pasur ndonjehere nje tratative.”

“Por te largohej nga Barcelona ka qene nje dicka qe na ka habitur te gjitheve. Ka qene nje surprize e madhe per cdo argjentinas.”

Si shkon dita tek Interi?

“Une zbavitem shume sepse kur kam vendosur te bej drejtuesit me pare nuk e kam menduar gjate por me pelqen.”

“Dua te jem nje drejtues me nje vizion te qarte, jo vetem ne pjesen sportive. Ka shume gjera per te bere.”

“Kur perfundon karrieren, te thone se ke shume kohe por nuk eshte keshtu, Une kam studiuar ne universitet sapo kam mbaruar karrieren time.”

“Si futbollist i pergatisje ndeshjet sot per neser. Tani kur studioj eshte ndryshe. Nderkohe kam bere lende si marketing, finance, mardhenie nderkombetare. Te kthehem ne Universitet ka qene e bukur, me kujton kohen kur kam qene ne shkolle. Kam takuar studente nga e gjithe bota.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.