Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

764 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Zanetti:”Milito po ecen. Campagnaro? Nje ekuivok. Ja se ne c’rol do te kthehem…”

Zanetti:”Milito po ecen. Campagnaro? Nje ekuivok. Ja se ne c’rol do te kthehem…”
Donald Elmazi

Javier Zanetti ka folur, gjate nje eventi te Fondacionit Pupi, per te ardhmen dhe situaten e tanishme. Fcinter1908.it prezent ne event ka marre nje interviste te Kapitenit:”Ndihem mire, shpresoj te luaj pak minuta. Duhet te gjej ritmin e lojes por nuk pretendoj asgje. Shoket e mi po luajne mire, do jem i gatshem dhe per mua ky eshte nje rezultat i mire”.

ROLI- “Per kete akoma nuk kemi folur. Sigurisht ndonje rol ne mesfushe. Skuadra po ecen mire, une do marr aq kohe sa te gjej formen time me te mire, per mua do te thote shume te jem gati”.

E FUNDIT E MORATTIT- “Besoj qe presidenti mendon qe gjeja e pare eshte ndeshja dhe rezultati. Kemi kaluar shume momente me presidentin, per fat te mire gjera te bukura. Nese do jete mundesia do jem shume krenar. Te shohim me pare se si ecen ndeshja”.

FJALET E ROESLANIT- “Ka thene qe do jem drejtues? Nuk e kam lexuar lajmin. Ju e dini qe deshira ime eshte te jem i lidhur me kete familje. Uroj te jem i nevojshem ashtu sic kam qene ne fushe”.

CAMPAGNARO- “Mendoj se ka pasur disa ekuivoke. Ajo qe eshte me e rendesishme eshte se Hugo te jete mire dhe sigurisht qe ai do beje mire si per Interin ashtu edhe per kombetaren argjentinase”.

VITI I BOTERORIT- “Eshte nje sezon i rendesishem per shume lojtare por nese nuk luan mire ne klubin tend eshte e veshtire qe te shkosh ne Brazil. Hugo eshte nje profesionist i vertete dhe po ben gjithcka per te ardhur ne formen me te mire. Per ne me pare dhe me pas per kombetaren”.

KRYPTON- “Ishte i madh presidenti me ato fjale por mendimi im eshte i njejte me ate kur dola nga salla e operacionit: te kthehem te luaj per nje ndeshje dhe shpresoj me shume se nje”.

PYETJA E FCIN1908: GATI PER PRITJEN E TIFOZEVE?- “Tifozet e mi jane fantastike dhe me kane treguar shume dashuri dhe shpresoj ta tregojne edhe kesaj radhe”.

MILITO- “Diego na ka shume perzemer sepse eshte shume i rendesishem per ne. Nuk eshte e lehte te kesh nje demtim tjeter muskular pas asaj qe ka pesuar ne gju. E shoh cdo dite: po ben te pamunduren per tu kthyer sa me shpejt”.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.